Dhjetëra mijëra anëtarët e PD-së do të dalin në referendumin e thirrur nga Kuvendi Kombëtar, për të ratifikuar vendimin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga detyra e kreut të demokratëve.
Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha bën thirrje që nesër anëtarët e PD-së të dalin dhe të votojnë.
Bashkë me të rinj dhe të reja, anëtarë të PD-së ata tregojnë edhe arsyet se pse duhet votuar nesër dhe pse partia u duhet kthyer anëtarëve të saj, duke larguar humbësit