Gjata: Turp i Zotit, mitingu i Bashës, u kanë thënë të marrin dhe vjehrrat me vete!

Saturday, 18 December 2021 13:32

 

“E papritur, e papritur kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme”, deklaroi sot nga Dibra, Çlirim Gjata, anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, i cili po ndjek referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Juristi i njohur nuk e ka përmbajtur entuziazmin e tij para mediave, por nga ana tjetër as nuk ka fshehur dot një ndjenjë turpi për atë që e emërtoi si “mitingun e Bashës” në Tiranë, pasi kishin fakte, sidomos nga një zonë ku të gjithë demokratët njihen me njeri tjetrin, se atyre që kishin thirrur në atë takim, u kishin kërkuar të merrnin me vete, pesë vetë nga të familjes!

"Tani, nuk desha të flas për mitingun që ka thirrur z. Basha, - vërejti Gjata, - po është për turp të Zotit, sepse janë thirrur familjarët. Ne kemi të dhëna, jo vetëm me mesazhe telefonike, WhatApp etj. që të marrë secili prej tyre, nga 5 veta me vete, të marrë familjarët, bashkëshortin, bashkëshorten, vajzën, djalin, vëllanë, motrën, kunatin dhe ndonjëri edhe vjehrrën!!!"

 

Ndiqni prononcimin e plotë të z. Gjata:

“Filluan në orën tetë fiks në 100% të vendvotimeve të gjitha degët në qarkun e Dibrës. Deri tani kam qenë në Bulqizë dhe në Peshkopi, do të jem dhe në Klos dhe në Burrel. Në orën tetë ka filluar normalisht votimi me rregull, disiplinë, të gjithë janë në radhë dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ajo që nuk e prinim në këtë orë, një pjesëmarrje e jashtëzakonshme.

 

Më thonë se këtu në Peshkopi kanë votuar deri tani 300 demokratë, ndoshta janë shumë më tepër, por le të rrimë me këmbë në tokë, mbi 300 kanë votuar këtu në Peshkopi.

Për sa i përket listave, do të votojnë të gjithë anëtarët e PD. Të mos harrojmë se anëtarësinë e PD e njohin të gjithë. E imagjinoni këtu në Peshkopi të mos e dinë kush është anëtar i PD?! Të gjithë e njohin njeri- tjetrin, edhe në rrethet e mëdha.

Mund të ketë ndonjë problem me dikë që ka teserën e partisë, por nuk e ka emrin në listë: Ai do të votojë se ka teserën e partisë, ka kartë identiteti, i shënohet numri i kartës së identitetit dhe nëse vonohemi pak. I kërkojmë ndjesë këtyre njerëzve, këtyre demokratëve që në këtë të ftohtë po rrinë në radhë sepse duhet të shënohet nr. i kartës që të jetë gjithçka e saktë, e rregullt, si në Kuvend, ku u bë regjistrimi elektronik emër për emër dhe që të mos ketë askush ku të kapet, të jetë gjithçka transparente prandaj ose mund të qëllojë që ka emrin në listë, por kartën të vjetër, edhe ai do të votojë se është anëtar. Mbi të gjitha, këtu e njohin të gjithë njeri-tjetrin.

Tani, nuk desha të flas për mitingun që ka thirrur z. Basha, që është për turp të Zotit, sepse janë thirrur familjarët, ne kemi të dhëna, jo vetëm me mesazhe telefonike, WhatApp-i etj. që të marrë secili nga këta nga 5 veta me vete , të marrë familjarët, bashkëshortin, bashkëshorten, vajzën, djalin, vëllanë motrën, kunatin ndonjëri edhe vjehrrën. Nëse nuk shkon mirë me vjehrrën, shyqyr le ta marrë në Kuvend. Po problem është se nuk janë në listën e delegatëve ata që kanë vajtur atje.

Ose, ka pasur edhe veprime të tilla që na kanë turpëruar të gjithëve si demokratë, si mbyllja e dyerve. Këto ditë terma të tillë si zinxhirë, dryna, shula kanë qenë për turp në fjalorin e demokratëve,” përforcoi Gjata në fund të fjalës së tij./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...