Tritan Shehu:“Ballkan i hapur” eshte “Ballkan i mbyllur” per Rajonin, nje projekt percares e antieuropeist qe nga tre u kthye ne dy e gjysem pjesemares.

E mërkurë, 22 December 2021 17:55

https://youtu.be/B6jYF_vZVdo
Interviste, 24 News.
1-“Ballkan i hapur” eshte “Ballkan i mbyllur” per Rajonin, nje projekt percares e antieuropeist qe nga tre u kthye ne dy e gjysem pjesemares.
Nqs ky projekt i Vucicit do te kishte mbeshtetjen zyrtare te BE, ky do te ishte nje lajm tejet i keq per ne dhe per Rajonin, per qendrimin e Brukselit ndaj integrimit tone.
Sepse per ne eshte jetik vetem rruga e integrimit europian, ku duhen projektet e BE si procesi i Berlinit.
Fatmiresisht kjo nuk eshte e vertete as nga intervista e Komisionerit, por sidoqofte mendimi zyrtar i BE per te tilla ceshtje, eshte tager vetem e Keshillit Europian.
Edhe komisioneri foli ne parim per bashkepunimin rajonal e u perqendrua te TPR, qe eshte derivat i procesit te Berlinit.
Projektin e shkembimit te territoreve Kosove-Serbi e rrezuan liderat e vendeve te BE, pavaresisht rolit te Mogherinit.
Ne duhet te dime te argumentojme e mbrojme interesat tona edhe para partnereve tane e mos te krijojme vete konfuzion, duke i vene ne pikepyetje ato.
Te mbeshtetesesh kete “Ballkan te Hapur” nen lidershipin e Vucic dhe nga ana tjeter te hapesh debate per “bashkime” Kosove – Shqiperi eshte te demtosh dy here rende pavaresine e Kosoves e rrugen tone europiane.
“Kerkesa” per te ftuar edhe Italine e Greqine ne “Open Balkan” e Vucict eshte vetem demogogji, ata mund te afrohen vetem ne projektet e Brukselit.
Protesta e te henes ne Tirane kishte dy mesazhe: Proteste ndaj projekteve te tilla, qe i kunder vihen atyre europiane, dhe rikonfirmim i rruges Perendimore e Europiane.
2-Ne PD nuk ka as lufte te „ftohte e as te ngrohte“!
Ka nje proces ringritje, rizgjerim e demokratizimi te PD, duke filluar me foltoret, zyrtarizuar kjo ne Kuvendin Kombetar te 11 Dhjetorit e finalizuar me referendumin.
Nuk ka Kuvend te 18 Dhjetorit dhe as Keshill Kombetar i thirrur.
Delegatet kane mandat 4 vjecar e nuk mund te ndryshohen sipas orekseve.
Shpejt do te filloje riorganizimi i plote te PD sipas vendimeve te Kuvendit.
Pakica nuk mund t’i imponohet shumices, ajo nuk mund te ndroje Bravat e vendose zinxhira ne dyer, veprim i turpshem ky.
Keto veprime jane provokacione, qe krijojne me tej reaksione te pa pelqyeshme.
Selite e PD jane prone vetem e mases se antareve te PD edhe per pakicat qe mund te krijojne tashti edhe fraksionet, per te bashkejetuar ne diversitet.
Zoti Basha u zgjodh Kryetar me vote dhe u rrezua po me vote, ketu perfundon, askush nuk mund te jete „Kryetar i perjetshem“ e as te urdheroje per arrestime.
Komisioni qe ka te gjitha funksionet, po vepron ne menyre civile e statuore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...