Prokuroria çon në gjykatë dosjen për 'Telebingon Shqiptare', Alban Dabulla akuzohet për evazion fiskal

E Enjte, 23 December 2021 20:37

 

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ‘Telebingon Shqiptare’, pasi është zbuluar se kjo kompani ka kryer evazion fiskal.

 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kjo kompani në emër të biznesmenit Alban Dabulla, ka pasur të ardhura që prej vitit 2014, por që ka shmangur detyrimet tatimore. Po ashtu Prokuroria ka bërë me dije se disa nga kompanitë e biznesmenit Alban Dabulla kanë fshehur të ardhurat.

Detaje të mëtejshme për këtë çështje ka dhënë gazetari i Ora News, Elton Qyno, duke thënë se Prokuroria ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për të vendosur masat e sigurisë për Dabullën dhe 19 bashkëpunëtorët e tij.

 

Gazetari thotë se hetimi për kompanitë e biznesmenit ka nisur që nga viti 2016, ndërsa shton se ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka çuar një material në Prokurori për të hetuar në lidhje me evazionin fiskal.

 

Elton Qyno: Prokuroria e Tiranës këto ditë është duke përpiluar një kërkesë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës në lidhje me caktimin e masës së sigurisë për 20 persona, ku 19 prej tyre janë zyrtarë të drejtorisë së tatimeve në Tiranë, por mes personave kryesor është biznesmeni i njohur Alban Dabulla. Ky menaxhon një sërë biznesesh në Tiranë. Ai është përfolur edhe në dosjen Shullazi, dhe shpesh është përfolur edhe në çështjen e privatizimit të ish-hotel Vollgës në Durrës. Ky hetim është nisur që në vitin 2016, dhe bën fjalë për një material hetimor që i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Qyno në një intervistë për Ora News, tha se disa nga kompanitë Alban Dabull, i cili është edhe djali i ish-deputetes socialiste Arta Dede, rezultojnë se kanë bërë transaksione të dyshimta për të fshehur të ardhurat dhe për të mos paguar detyrimet ligjore.

Elton Qyno: Kjo e fundit ka konkluduar se disa nga kompanitë e biznesmenit Alban Dabulla që është djali i ish-deputetes Arta Dade, të kenë bërë transaksione të dyshimta me qëllim fshehjen e të ardhurave dhe mos pagimin e taksave dhe detyrimeve ligjore.

Në mes kompanive që kanë kryer edhe evazion fiskal është edhe “Telebingo Shqiptare”, që sipas gazetarit kjo kompani rezulton se ka fshehur rreth 5,6 milionë euro të ardhura, që janë detyrime ndaj shtetit.

 

Prokuroria çon në gjykatë dosjen për 'Telebingon

Elton Qyno: Njëra nga kompanitë që ka bërë evazionin fiskal apo fshehjen e të ardhurave, është “Telebingo Shqiptare”, që shfaqet çdo të diel në televizionin kombëtar. Është arritur që të konkludohet se nëpërmjet transaksionesh të dyshimta janë fshehur diku tek 5,6 milionë euro të ardhura. Janë detyrime që nuk janë paguar kundrejt ligjit. Në bazë të hetimeve nga Prokuroria është arritur konkluzioni se Alban Dabulla por edhe 19 bashkëpunëtorët e tij janë përfshirë në këtë skenë fiktive me qëllim për shmangur një seri transaksionesh të kryer nga kompanitë e tij. Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës më 22 dhjetor të këtij viti, me një kërkesë ku kërkon caktimin e masës së sigurisë ndaj Alban Dabullës dhe 19 persona të tjerë.

Kjo kërkesë është çuar nga Prokuroria në sekratarinë gjyqësore të Gjykatës së Tiranës dhe pritet nga momenti në moment që të shqyrtohet nga ana e Gjykatës. I ngelet pastaj prokurorisë dhe policisë për të bërë ekzekutimi e vendimit gjyqësor me qëllim ndalimin e këtyre individëve.

Intervistoi Arnold Kariqi përgatiti Anila Kolgjini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...