Kontroll biznesit dhe banesës së Dabullës, gjyqtarja nuk pranoi arrestimin, por vazhdon hetimet për Telebingon Shqiptare

Premte, 24 December 2021 22:17

 

Gjykata ka vendosur të mos pranojë arrestimin e biznesmenit Alban Dabulla, i njohur dhe për lidhjet me Veliajn. Pavarësisht kësaj, Prokurorisë i është dhënë e drejta për të vazhduar hetimet për evazion fiskal me Telebingon. Gjatë kësaj kohe do të nisin kontrollet në banesa të zyrtarëve të Tatimeve, por edhe të subjektit që është nën monitorim.

 

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, ka rrefuzuar të pranojë kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, Alban Dabulla.

 

Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Goxha, e cila i ka thënë “JO” arrestimit të Dabullës, së bashku me 19 zyrtarëve të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve.

Mësohet se ajo ka firmosur ti lërë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.

 

Prokuroria heton "Telebingon shqiptare" për evazion fiskal, Alban Dabulla ikën nga Shqipëria pak ditë para dorëzimit të kërkesës për arrestimin e tij

 

Pavarësisht këtij vendimi që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, Alban Dabulla mësohet se është larguar nga Shqipëria disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.

Biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.

Kontroll biznesit dhe banesës së Dabullës, gjyqtarja nuk pranoi
Makina e kryebashkiakut Erion Veliaj

A mos ndoshta këto lidhje politike kanë ndikuar për ta favorizuar në këtë fazë të hetimit?

Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore.

Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.

Gjyqtarja shprehet në vendimin e saj se personat në fjalë nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kanë asnjë interes e rrethana për të ikur dhe shmangur hetimit që po kryen Prokuroria e kryeqytetit.

Ndërsa nga ana tjetër, e njëjta gjyqtare miraton dhe kërkesën e dytë të çuar nga Prokuroria për ushtrimin e kontrollit fizik të zyrave të kompanive që administrohen nga Alban Dabulla dhe zyrave shtetërore ku punojnë zyrtarët e shtetit që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi me Tatimet.

Vendimi për kontrollin e ambjenteve të zyrave, pritet të ekzekutohet nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërsa në ditët në vijim prokurori Leonard Filopati, pritet ti drejtohet me një kërkesë apelimi Gjykatës së Apelit Tiranës, duke kërkuar caktimin e “arrestit në burg” për Alban Dabullën dhe 19 zyrtarëve të tjerë.

Hetimet e Prokurorisë ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për të dhënat që nisin nga viti 2014.

Bilanci i shoqërisë “Telebingo Shqiptare”, rezulton me një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë.

Më tej në dosje thuhet se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPETARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë.

Kjo vlerë, thotë Prokuroria, është kaluar nëpërmjet 117 transfertave me përshkrim kthim borxhi.

Por pavarësisht kësaj, çuditërisht nuk është gjetur asnjë evidencë financiare në lidhje me huan e dhënë, që ka sjellë këto transferta me përshkrimin kthim-borxhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...