Presidenti Ilir Meta në një intervistë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është pyetur se a do të bënte aleancë me Ramën në të ardhmen.
Meta theksoi se kurrë nuk do të bëjë bashkëpunim politik me Ramën. Ai shtoi se do kthehet në politikë në formë super aktive.
“Aleancë me Ramën? ASNJEHERË! KURRË bashkëpunim politik me këtë njeri.
Mezi po pres të dal nga zyra e Presidentit. Sa i takon energjive të mia dua të them se nuk do të kthehem më në politikë aktive, por në politikë super aktive, hiper aktive. Asnjëherë nuk do kem bashkëpunim politik me ata politikanë që prekin Kushtetutën e Shqipërisë dhe venë në dyshim apo cenojnë sovranitetin e popullit”, u shpreh Meta