Presidenti Ilir Meta njoftoi caktimin e datës 6 mars për zgjedhjet vendore në 6 bashki.
"Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!" shkruan Meta