'Shuplaka' nga Zelensky/ A do e pranojë Edi Rama kërkesën e tij?

E mërkurë, 04 May 2022 11:37

 

Fjalimi i presidentit ukrainas Zelenski para parlamentit shqiptar, ndonëse u prit me një mënyrë qesharakërisht patetike nga deputetët shqiptarë, hapi një debat të papritur: A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?

“Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dimë se kush vjen te ju. Ndoshta vrasësit që kanë qenë në Buça apo xhelatët e Mariupolit”, tha në fjalimin e tij Zelensky, duke iu referuar dy qyteteve të Ukrainës, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.
Ky reagim, që u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga ambasadori i Kievit në Tiranë, vjen pas një vendimi të qeverisë shqiptare për të hequr vizat për turistët rusë që nga data 1 maj. Në fakt është bërë traditë që për hir të shtimit të të ardhurave turistike, Shqipëria pezullon vizat nga prilli në tetor për rusët. Gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, theksoi se turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë, pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë. Edhe kur u pyet të hënën nga Fax News nese mendonte se duhej ndërprerë lëvizja pa viza për rusët, Rama u përgjigj thjeshtë: “nuk mendoj”.

 

 

Në fakt turistët rusë nuk është se kanë ndonjë impakt të madh në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të nxjerra nga Euronews, në gjashtë vitet e fundit kanë ardhur gjithsej 136 mijë qytetarë nga ky vend. Por, me situatën e re të agresionit kundër Ukrainës dhe klimës armiqësore që ka krijuar perëndimi, ndoshta operatorët tanë turistikë presin ndonjë fluks të shtuar papritmas këtë sezon. Prandaj dhe qeveria ka dashur ta ruajë praktikën e përvitshme për të hequr vizat për rusët, shkruan Lapsi.al.

 

Si do të reagojë qeveria shqiptare pas kërkesë direkte të Zelenskit, aq më tepër që ardhja e turistëve rusë në vend është e vështirë për arsye se e gjithë Europa i ka ndaluar fluturimet me vendin që agresoi Ukrainën. A do vijnë ata me çartera duke e bërë Shqipërinë një vend që nuk i bashkohet sanksioneve të fluturimeve, apo do shërbejnë si klientë për të rritur xhiron e Air Serbia, e cila është e vetmja linjë që nuk i ka ndërprerë fluturimet me Moskën?

Pas kërkesës së kryeministrit ukrainas, debati mbetet i hapur. Aq më tepër që Shqipëria është treguar një mbrojtëse aq e fortë e kauzës së vendit të pushtuar sa e ka pagëzuar në mënyrë provokative edhe rrugën para ambasadës ruse me emrin “Ukraina e lirë”. Dhe ky ekses zelli, njesoj si duartrokitjet e ekzagjeruara për Zelenskin, sikur janë në kundërshti me dëshirën për të përfituar edhe nga paratë e turistëve rusë, thekson Lapsi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...