'Kush voton për PD-në është i pushuar'/Kandidati për Primare, Fisnik Qosja publikon skandalin e bashkisë së Kavajës

Tuesday, 15 November 2022 15:26

 

Kandidati për Primare Fisnik Qosja ka denoncuar presionin që bashkia e Kavajës po ju bën punonjësve të tij.

Qosja shkruan se edhe pse kjo bashki është e falimentuar, e poshtëruar, nuk e ndal presionin.

 

Kandidati për Primare për këtë bashki shkruan se është bërë gati dokumenti i dorëheqjes dhe është shpërndarë tek punonjësit duke i kërcënuar se nëse votojnë për Partinë Demokratike janë të pushuar.

''I kërcënojnë me bukën e gojës, i nënshtrojnë me letra bakalli që dalin nga zyra e kryetarit, duke kujtuar se me terror do të munden të mbajnë pushtetin e tyre të kalbur. E kanë të kotë, populli i Kavajës nuk trembet nga burracakë, dhe këtë e kanë treguar që para 30 vitesh, jo sot nga njerëz të dështuar dhe të falimentuar.’ shkruan Qosja.

Qosja e mbyll postimin e tij duke shkruar se mezi po e pret përballjen me kundërshtarin me 14 maj për t’i treguar se frika e terrori nuk tremb më, nuk është më kërcënim, por përpëlitja e fundit para se të dalin nga zyrat të turpëruar dhe të përbaltur.

Postimi i plotë i Fisnik Qosjes:

Bashkia e Kavajës legjitimon presionin për punonjësit e vet.

I ka zënë frika, tmerri i ka shkuar deri në palcë, aq sa 6 muaj para zgjedhjeve kanë nisur të mbjellin frikë. Bashkia e Kavajës, është e falimentuar, e poshtëruar, por prapë presionin nuk e ndal. Si ai i zhyturi që kërkon të të marrë me vete, veprojnë ashtu si vetëm ata dinë, me frikë dhe terror. Ndonëse duhen edhe 6 muaj nga zgjedhjet lokale, Bashkia e Kavajës ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes për të gjithë ata që do të ‘guxojnë’ të votojnë për Partinë Demokratike. Dokumenti është shpërndarë tek punonjësit duke i kërcënuar, këtë herë me një dokument zyrtar. Janë porositur me fjalë, me vepra e tashmë edhe me dokumente që të mos votojnë PD.

I kërcënojnë me bukën e gojës, i nënshtrojnë me letra bakalli që dalin nga zyra e kryetarit, duke kujtuar se me terror do të munden të mbajnë pushtetin e tyre të kalbur. E kanë të kotë, populli i Kavajës nuk trembet nga burracakë, dhe këtë e kanë treguar që para 30 vitesh, jo sot nga njerëz të dështuar dhe të falimentuar. Bashkë do ta mposhtim frikën dhe do t’i ‘thyejmë hundën’ këtyre dhunuesve të pashoq, të paaftë të mbajnë as punonjësit e tyre, e jo më një qytet. Këto janë përpëlitjet e fundit të një regjimi që po i vjen fundi. Bashkë, pas 14 majit do ta shndërrojmë këtë qytet në një model qytetërimi.

Do t’i përzëmë nga zyrat luksoze, por të kalbura nga brenda. Do ndërtojmë themelet për një bashki dinjitoze që të përfaqësoj çdo qytetar tonin. Mezi e pres përballjen me kundërshtarin me 14 maj, për t’i treguar se frika e terrori tyre nuk tremb më, nuk është më kërcënim, por përpëlitja e fundit para se të dalin nga zyrat të turpëruar dhe të përbaltur.

P.s Nuk ju bejne dërman as like dhe share me detyrim, e keni te kotë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...