Fox News ‘kryqëzon’ Blinkenin për çështjen e Berishës: U sanksionua vetëm pse sfidoi socialistët që do ai

Premte, 05 Prill 2024 13:21

Gazetari i njohur amerikan, Mark Levine, i rrjetit më të madh në SHBA, Fox News, ka kryqëzuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për vendimin që ka marrë për liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Në podcast-in e tij, gazetari i famshëm i programit ‘The Mark Levin Show’ ka folur edhe për çështjen e Sali Berishës. 

 

Sipas tij, Berisha dhe PD janë sanksionuar vetëm pse po sfidojnë socialistët.

“Shikoni, unë siç e dini, unë mund të flas gjithë ditën dhe për Ballkanin dhe atë që Antony Blinken i ka bërë Partisë Konservatore në Shqipëri. Ajo është e turpshme. Askush nuk i kushton vëmendje. Por, ai i ka vënë ata nën sanksione sepse ata sfiduan socialistët që ai do. Tregoji pak kombit, nëse do,” shprehet gazetari.

Ndërsa në rrjetin social X, ku ka mbi 4 milionë ndjekës, gazetari amerikan ka shpërndarë edhe një shkrim të NY Post, ku thuhet se Berisha u sanksionua vetëm për shkak të lidhjeve të Sorosit me Blinken.

“Blinken është qen prehri i Sorosit,” shkruan gazetari duke shpërndarë shkrimin.

'Njolla e tmerrshme e Blinken në Shqipëri, gjithçka për Sorosin!'/ Çfarë shkruante gazeta e madhe amerikane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...