Me prova/ Si ka zbatuar dhe po zbaton drejtësia urdhërat politike të Edi Ramës kundër liderit të opozitës, Sali Berisha

Hënë, 15 Prill 2024 15:57

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ndodhet prej 6-muajsh me masë sigurie antikushtetuese, pa asnjë akuzë zyrtare.

Edhe pse SPAK, siç do të vërtetohet më poshtë ka mbi 3 vite që heton Sali Berishën dhe tre breza të famijes së tij dhe nuk ka gjetur asnjë provë e fakt mbi të cilin të mbështesë arrestimin, sërish po vepron nën urdhrat politike, duke shkelur ligjet për të sulmuar politikisht liderin e opozitës. 

 

Ka disa vite që Shqipëria është kthyer në një republikë të modelit parti-shtet, ku asnjë gjykatë nuk guxon të marrë një vendim që bie ndesh me preferencat e Kryeministrit të vendit, i cili ka kapur çdo institucion të pavarur në vend, ka emëruar çdo prokuror dhe çdo gjyqtar, dhe ka kërcënuar sipas qejfit ata që nuk i janë bindur në mënyrë të verbër.

Edi Rama është kryeministri i vetëm në Europë i provuar se merr në telefon gjyqtarët dhe i kërcënon të marrin vendime në favor të interesave të tija.

Arrestimi i liderit të opozitës prej shumë muajsh pa pasur ende asnjë akuzë, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi është tregues i qartë i nënshtrimit politik të prokurorisë dhe gjithë gjykatave të vendit që luajnë rolin e noterit të dëshirave të kryeministrit dhe sillen sikur nuk kuptojnë as parime ligjore të drejtësisë dhe as te drejta kushtetuese.

Kallëzimi penal kundra liderit të opozitës, Sali Berisha është kryer nga ish-kreui Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla (sot Ministër I Brendshëm) në fund të vitit 2020.

Siç tregon edhe shkera më poshtë:

Image

Në këtë dokument ka një moment tepër interësat që tregon gatishmërinë dhe zellin e Drejtësisë së Re për të “punuar”, brenda ditës, siç vërtetohet nga vulat, prokuroria pranon kallëzimin dhe po atë ditë nis procedim penal.

Prokurorja që ka treguar këtë zell në punë është, Enkelejda Millonai (e provuar nga disa media dhe denoncime të qytetarëve si prokurore e soponsorizuar nga Taulant Balla për të kapërcyer nga prokurore në Elbasan në prokurore në SPAK).

Millona është prokurorja e parë që është vënë në shërbim të këti përsekutimi politik ndaj liderit të opozitës duke mos regjistruar me emër një kallëzim që kishte emra konkret, por duke e regjistruar si procedim penal pa emra.

Ndonësë Taulant Balla ka bërë kallëzim me emra, prokuroria ka bërë regjistrim pa emra. Më poshtë do të vërtetojmë se ku qëndron nënshtrimi politik i prokurorisë.

Truku i prokurores Millonai konsiston në keqpërdorimin e ligjit për të zgjatur mbajtjen nën hetim për arsye politike të Berishës dhe Malltezit. Kjo sepse ligji parashikon që nëse hetimi bazohet në emra konkretë, afati i hetimit është jo më shumë se 6 muaj, ndërsa kur hetimi është jo konkret dhe pa emra, hetimi prokuroria mund ta zvarrisë hetimin deri në tre vjet, siç në rastin konkret po ndodh me rastin e Berishës.

Keqpërdorimi i qëllimshëm i dispozitave ligjoreëeshtë përdorur për të sulmuar politikisht opozitën dhe zvarritur procesin ndaj kryetarit të PD, me qëllim që atij t’i digjet, me mjete juridike, mandati i deputetit.

Mirëpo çfarë ka ndodhur, a ka hetuar vërtetë SPAK pa emra siç pretendon?

Provat tregojnë se jo.

Sipas dokumentave që Syri disponon, por edhe avokatët e z. Berisha kanë bërë publike disa herë, SPAK jo vetëm që ka hetuar me emra të përveçëm Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, por është thelluar në hetim deri në tre breza të rrethit familjar të liderit të opozitës.

Hetim i cili ka vijuar për më shumë se tre vite. Por me gjithë këtë, SPAK nuk ka mundur dot të provojë asgjë, qoftë edhe për të ngritur një akuzë të sitisur nga Sali Berishës.

Po pse është pilitik hetimi dhe pse nisi?

Pas ngjarjeve që ndodhën në Partinë Demokratike, Sali Berisha nuk ndenji duarkryq, por u provoi shqiptarëve dhe lobistëve të Edi Ramës se nuk kishte ndërmend që t’i lejonte të asgjesonin Partinë Demokratike për të asgjesuar pluralizmin në Shqipëri, siç edhe kishin planifikuar.

Sali Berisha thirri demokratët në Kuvendin e Jashtezakonshëm të PD me 11 Dhjetor 2021, gjë që tregoi mbështetjen e tij të padiskutueshme të demokratëve për të.

Menjëherë pas këtij fakti, Edi Rama nisi të verë në jetë skenarin tjetër kundër liderit të opozitës, ai rriti presionin politik ndaj prokurorisës dhe për këtë angazhoi edhe Taulant Ballën e me ndihmën e Yuri Kim futi në kurth edhe Gabriel Escobar, duke i bërë presion SPAK për të vepruar kundër Berishës.

Në këto kushte, SPAK nisi hetim pasuror jo vetëm ndaj Berishës, por në 3 breznitë e tij, ku u hetuan deri fëmijët, mbesat dhe nipi 10 vjeç i Berishës.

ImageImage

Foto: Hetimi pasuror kryer në 3 breza ndaj Berishës në dhjetor 2021, fill pas organizimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD.

Hetimi pasuror ndaj Berishës dhe 3 breznive të tij nuk dha asnjë rezultat, por presioni politik ndaj SPAK vijoi dhe kryeministri Edi Rama i kërcënoi në Kongresin e PS me 09 Prill 2022 dhe 07 Maj 2022 duke u thënë se, “po dështon SPAK dhe gjithë reforma në drejtësi”.

Siç shihe edhe në videon e mëposhtëme, kryeministri sukses të reformës së drejtësi quan burgosjen e liderit të opozitës:

Fill pas këtij presioni politik publik, pasi dihet se edhe më i lartë është presioni e shantazhi që Rama u bën njerëzve të drejtësisë në dhoma të errëta, SPAK dërgoi 6 shkresa të reja për të hetuar Berishën dhe 3 breza nga rrethi familjar i tij.

Brenda të njëjtës ditë (29.04.2022) SPAK i kërkoi ILDKP t’i jepte të gjitha deklaratat e pasurisë të depozituara nga Berisha qysh nga dita e parë!

 Në dokumentin e mëposhtëm rezulton se një tjetër insititucion me drejtues të emëruar nga Rama, ILDKPI, i ve në dispozicion 20 vjet deklarata të Berishës SPAK-ut.

ImageImage

Po në të njëjtën datë, SPAK nis me urgjencë 6 shkresa në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë tatime, dogana, Institut Sigurimeve Shoqerore…etj, duke kërkuar informacion për 3 breza të  rrethit familjar të Sali Berishës.

ImageImage

Ajo që e bën sa tragjike aq edhe qesharake këtë përndjekje politike ndaj liderit të opozitës është fakti që në ISSH hetimi është kryer jo vetëm në 3 breza, Sali Berishes, Jamarbër Malltezit dhe familjarëve madhorë, por deri për mbesat e tij qysh në kohen kur ato ende nuk kishin lindur, ose ishin minorene! Pra, janë hetuar qysh në periudhën 1994-2012.

ImageImage

Të gjitha dokumentet e mësipërme janë në dosjen hetimore të SPAK. Nga të gjitha këto shkresa vihet re hetimi i detajuar konkret dhe i targetuar ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit që daton prej më shumë se 3 vitesh.

Por, më 2 Prill 2024, SPAK njofton vendimin e vet për të zgjatur hetimet, pasi sipas SPAK “afati 6 mujor i hetimeve ka qenë i pamjaftueshëm”.

Sipas SPAK, hetimet ndaj Berishës dhe Malltezit kanë filluar më 02.10.2023

Hetim me emra konkret me shkresa dhe propagandë për hetim të përgjithshëm.

Kjo tregon se SPAK ka keqperdorur ligjin që lejon hetime pa emër për të hetuar për mbi 3 vite, por gjatë kësaj kohe siç u vertetua me siper ka hetuar me emera konkret Sali Berishen dhe Jamarbër Malltezin, ndaj zgjatja e hetimeve është thjeshtë nënshtrim i ulët ndaj urdhërit politik të kryeministrit Edi Rama.

Dhe e gjithë kjo bëhet për një qëllim të vetëm, djegia e mandatit të liderit të opozitës duke përdorur politikish drejtësinë.

Nga hetimet për më shumë se 3 vite, dretjësia nuk ka arritur të ngrejë dot asnjë akuzë, nuk ka siguruar dot asnjë fakt, dokument apo dëshmi që implikojë Sali Berishën në ndonjë aferë gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e kryeministrit të vendit.

Vetë prokurorët e çështjes në Parlament pranuan se nuk kanë asnjë provë ndaj Sali Berishës, por po kërkonin arrest shtëpie pasi Berisha ishte shumë aktiv në terren dhe nuk kish pranuar urdhrin e parë antikushtetues për detyrim paraqitje dhe mos levizje jashtë vendit.

Nga çfarë u faktua më lart, SPAK në gjithë trajektoren e këtij hetimi, jo vetëm që nuk ka treguar profesionalizëm dhe respetktuar ligjet, por i ka keqpërdorur ato në funksion të dëshirave të Edi Ramës.

SPAK nuk po kërkon të hetojë, por kërkon të zgjasë ndëshkimin me arrest në shtëpi për liderin e opozitës vetëm për të djegur mandatin e deputetit të Sali Berishës dhe për t’i garantuar Edi Ramës një proces electoral “fake” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo u pa qartë edhe në kërkesën e Berishës për të vajtur në Parlament e cila është e drejtë Kushtetuese për deputetët, por qoftë SPAK e qoftë gjykatat tjera (GJL) bënë shurdhmemecin dhe zgjodhën nënshtrimin politik ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama për nga natyra, një njëri që nuk përballet dot në beteja elektorale me kundërshtar të vërtetë, zgjodhi qëllimisht që edhe urdhërat politikë drejtesisë t’ia komunikojë edhe publiksiht për të vërtetuar në sytë e opinionit se në këtë vend komandon ai dhe vetëm ai, dhe çdo institucion është nën kontrollin e tij të plotë.

Kjo është në pak rreshta drejtësia e re në Shqipërinë e vitit 2024.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...