Berisha: Të bashkohemi të premten për fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë

E mërkurë, 17 Prill 2024 21:46

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, u bërë thirrje banorëve të Tiranës që të premen të bashkohen në tubimin kundër Erion Veliajt.

‘Të bashkohemi të premten për fitoren e frymës evropiane, fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë’, tha Berisha. 

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohje të pakufishme, nderimin tim më të madh qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të dinjitetit, shpresës.

Një përshëndetje demokrateve dhe demokratëve kudo që janë dhe ftesa ime ta shndërrojmë këto orë, këto kohë që na ndajnë nga dita e premte, dita e betejës, dita e fitores.

Ta shndërrojmë në një kohë pune intensive, takimesh intensive me qytetarët, me studentët, me të rinjtë, me pensionistët, me bizneset.

Të bashkohemi të premten për fitoren e frymës evropiane.

Fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë.

Fitoren e ndershmërisë së qytetarëve të kryeqytetit, të cilët nuk mund të pajtohen kurrë të kenë si qytetar të parë, njeriun që i poshtëron ata duke i vjedhur më keq, më egër, më pa mëshirë se çdo kryebashkiak tjetër i planetit.

Të dashur miq, nuk ka qytet në botë që do të duronte as 24 orë një kryebashkiak që ka groposur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe sot nuk ka nam as nishan.

Dhe sot paratë kanë përfunduar në kontot offshore të Erion Velisë dhe Edi Ramës.

Sot nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim tjetër përveç zemërimit popullor.

Përveç revoltës.

Përveç përmbysjes!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...