Balliu: Drejtësia e kapur nuk e heton kreun e organizatës kriminale 5D

Premte, 19 Prill 2024 15:19

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, ka folur në protestën e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës.

Balliu: Përshëndetje të gjithë ju, që sot ndryshe nga ata që nuk kanë interesin e qytetit e qytetarëve që fshihen pas kësaj dere e poshtë tavolinave të krimit të organizuar të organizatës kriminale 5D, sot ju dhe të gjithë qytetarët e ndershëm mblidhen jo për t'i treguar këtij vemjes, por për t'i treguar çdo njeriu që këtu ka vetëm një kryetar të organizatave kriminale në Tiranë dhe ai është Erion Veliaj. 

 

Erion Veliaj nuk është armik i një partie politike, ai është armik i qytetarësisë, ai është armik i transparencës, ai është armik i drejtësisë së vërtetë dhe jo i drejtësisë, e cila justifikon këtë edhe kur i kapen të gjithë drejtorët që vjedhin nën urdhërin e tij.  

Sot a vlen të diskutosh më me Erion Veliajn dhe me mediat e kapura të inceneratorëve, mediat e kapura të 5D, të cilat nuk e bëjnë transparencën e vjedhjeve të Erion Veliajt, sepse kanë krikë se u ikin llogaritë bankare, është ky dhe janë vjedhjet që u bëhen qytetarëve të Tiranës, të cilat mbushin xhepat e këtij, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës kriminale 5D. 

Sot më shumë se kurrë, opozita dhe e gjithë Shqipëria do të donte që ne të kishim një drejtësi të vërtetë. Por shikoni, këta as nuk e marrin nën hetim, kryetarin e organizatës kriminale 5D.

Ndërkohë që liderin e opozitës, pasi e hetojnë tre vite nuk gjejnë dot një prove një fakt një shkresë një fjali që të provojnë akuzën që këtë kërkojnë të ngrenë. Sepse nuk ka korrupsion. Kurse tek Erion Veliaj që të gjithë e dinë që është hajdut, SPAK-u i partisë nuk e thërret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...