‘Like dhe share, ju lutem’/ Ja si çmontohet propaganda e Veliajt si shpëtimtar në Gjermani

E mërkurë, 24 Prill 2024 15:05

Edhe jashtë vendit, Erion Veliaj nuk i ndal show-t me inskenime që i ngjasojnë filmave komedi.

Ndonëse i zhytur në korrupsion, duket se Veliaj ka ende ‘luksin’ për të shpenzuar kohën e tij në trillime e sajesa, duke harruar kështu se korrupsioni ku është zhytur ka arritur nivele të fikshme. 

 

Teksa ndodhej në Gjermani, për të marrë pjesë në 'Panairin e Industrisë në Hanover', videoja e shpërndarë pranë mediave të tij, ku duket se ai po i jep ndihmë një qytetareje që i bie të fikët, po bën xhiron e rrjetit duke e paraqitur kryebashkiakun si një superhero.

Mirëpo, situata bëhet më komike ku “mjekët” Veliaj e Abrija shihen duke qeshur me zonjën, që sipas shpjegimit të video-shpërndarësit ishte në gjendje të fikëti.

Një foto e publikuar disa minuta më parë, shkëputur nga një grupet e Whatsapp-it duket qartazi se me urdhër të bashkisë, patronazhistët kanë shpërndarë inskenimin e tij, duke e paraqitur si ngjarje reale.

Image

Ndërkohë edhe komentuesit në median sociale e kanë demaskuar këtë skenë qesharake.

‘Sa të neveritshëm që jeni’-shkruan njëri prej tyre.

Mesa duket, edhe kësaj radhe 'superheroi Veliaj' dështoi me sukses!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...