Ku jeni? Ne i kemi thënë të gjitha në këto vite

E mërkurë, 24 Prill 2024 17:09

Nga Adi Krasta:

Ajo çfare mesoi publiku italian dhe nje pjese e publikut shqiptar nga programi investigativ i Rai 3 - “ Hotspot Albania”  eshte as me pak e as me shume gjithcka  qe ne dhe  ata pak gazetare opozitare ne kete vend kane thene e analizuar e faktuar dite pas dite e vit pas viti keto 12 vjet per menyren se si eshte qeverisur ky vend nga ky grupim i dyshimte politik qe ka vendosur te qendroje ende , jo prej fuqise, jo prej demokracise , jo prej drejtesise -por sepse jane te denuar te largohen te vetshembur nga e keqja e zullumi i tyre.

Nuk eshte e drejte per kete vend por ama, eshte  krejt i merituar ky lloj shpagimi per ta. 
Po cfare thame ne qysh ne krye e per cka u sulmuam , u beme cancel, u penguam, u shantazhuam, u kercenuam, u pushuam nga punet, u beme ushqim per hijet anonime ne bodrumet e godinave publike me tituj, shkrime te porositur e fushata te organizuara ne emer te lincimit politik,: 

1. Ne thame se nese nje televizion kritik mbyllet arbitrarisht e sulmohet me procese artificiale poltike  si rasti i AGON CHANNEL, precedenti eshte tejet i rrezikshem per demokracine dhe  humbja e nje gjyqi nderkombetar me shuma maramendese eshte e sigurte. Cfare ndodhi : Sot nga xhepat e shqiptareve, jo te Edi rames, as te velise e as te mediave qe i mbeshtesin nuk dalin ato lek. Jane 130 milione euro te shqiptareve tw humbura.

2. Cfare u thame ne ambasadoreve te momentit  e atyre nderkombetareve qe jane zgjuar sot: u thame se ky shtet nuk ka asfare ndermend dekriminalizimin, perkundrazi, po zgjedh me colet kriminele do ndaje shtratin.  Se precedentet antidemokratike po perkeqesohen e se Evropa eshte larg. Nuk na degjuan. 

3. Cfare thame ne keto 12 vjet. Thame qe po kanabizohet vendi me nje projekt te paramenduar.  Sot pas nje Ministri te brendshem te denuar  per lidhje me trafikante, ne cdo artikulim nderkombetar mediatik e politik, ne ze e nen ze - ky shtet konsiderohet Narkoshtet. 

4. Thame se me leket e aktiviteteve kriminale po lobohet, po blihet media, partite, individe, eminenca nderkombetare - parlametare, po blihet vota . Sot kemi ne burg nje agjent te FBI si deshmia me perfaqesuese e nje politikberje mafioze. 

5. Thame se po ju mbyt propaganda e se ne sherbim te saj jane ushtri te tera te paguara nga aktivitete korruptive te paprecedente si incwneratoret e PPP te. 

6. Thame se ka nje projekt te sigurte per shberjen e opozites.

7. Thame se reforma ne drejtesi ka deshtuar dhe askush nuk e mohon dot sot kete.. 

8. Thame se nuk ka deshmi me te qarte per menyren se si ka qeverisur ky kryeminister  e ky kryetar bashkie sesa dy fakte te pamohueshme. - 1 milione shqiptare te larguar nga vendi si nga nje toke lufte dhe kullat e ngritura ne kryeqytet. 

Keto thame e me shume se kaq keto 12 vjet e sot gjithcka eshte konfirmuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...