Berisha: RAI 3 dhe Radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës e zhveshën Ramën nga fasada dhe e nxorën si Noriegën e Ballkanit

Hënë, 29 Prill 2024 22:28

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, RAI 3 dhe televizioni i Belgjikës e zhveshën Edi Ramën nga fasada dhe propaganda, duke e nxjerrë siç është, Noriega e Ballkanit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Në fillimet e tij në politikë, u shfaq një foto lakuriq e Edi Ramës. Ju e mbani mend.

Edhe në fundin e tij politik, Edi Ramës po i del sërish një foto e lakuriq. Por kjo fotografi po tregon një pamje shumë herë më të pështirë se ajo e para.

Rai 3 e zhveshi Edi Ramën nga teshat e fasadës. E nxori si Noriegën e Ballkanit dhe Europës. Demaskoi ‘drejtësinë e re’ në fakt si ‘drejtësia e Ramës’. Me Skapin që lufton opozitën. Me gjykatat e kapura nga Don Agaçio. Me sistemin e drejtësisë, që amniston krimet e Edi Ramës.

Miqtë e mi, të gjitha këto i kemi thënë me qindra e mijëra herë.

Denoncuam Saimir Tahirin si Saimir Balilin, por Edi Rama dhe miqtë e tij që paguheshin, e dërguan në Shtëpinë e Bardhë.

Denoncuam Geron Xhafën se drejtonte trafiqet e Vlorës me vëllain ministër dhe Fatmirin.

Denoncuam Olsi Ramën si anëtar kryesor të grupit të Xibrakës. Jo njëherë, por dhjetëra herë.

Denoncuam kanabizimin e Shqipërisë.

Denoncuam ngritjen në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Miqtë e miq, një javë më parë, radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, në një akt të pandodhur ndonjëherë, dha lajmin për Mbretrinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës. Garanti kryesor i larjes së parave të tyre.

Ndaj dhe Edi Ramën e kemi zhveshur, por kësaj here, nën tesha ke vetëm krim, drogë, vjedhje, vetëm tradhti të lartë ndaj shqiptarëve.

Ky është vetëm fillimi. Dhe i them Edi Ramës: prite, prite opozitën së do të tregojë sa të vlen lëkura o narkotrafikant, o hajdut i pafytyrë, i pashembullt.

Dije mirë, bëji hesapet, këto janë muajt e fundit të pushtetit tënd të krimit, të mafies, të vjedhjes.

Dije mirë se nga ky podium i të vërtetës, bota do mësojë të vërtetën kush je. Nga këtu, çdo shqiptar do konfirmojë se kush je ti Edi Rama.

Një tradhtar antishqiptar, që ke sunduar, vjedhur, dhe shpopulluar 10 vite Shqipërinë si pushtuesi më i egër, më çnjerëzor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...