Berisha-protestuesve: Në ditën e shtypit, ju vini më krenarë se kurrë sepse jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë

Saturday, 04 May 2024 10:44
 
 

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, qytetarët që mblidhen çdo natë janë bërë zëdhënësit e atyre që nuk kanë zë.

Komentet kryedemokrati i bëri në ditën botërore të medias, që publikoi edhe raportin ku Shqipëria rezulton e fundit në rajon për lirinë e shtypit. 

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së madhe të qytetarit shqiptar, kauzës së madhe të kombit dhe të Shqipërisë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve të mrekullueshëm të parlamentit të lirisë, që përcjellin çdo natë në të katër anët e vendit me fjalën e tyre të lirë të vërtetat që fsheh në errësirën e tij, narkoshteti i Edi Ramës.

Jeni sot këtu epiqendra më e fuqishme e anticensurës së kombit dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme.

Në ditën e shtypit, ju vini më krenarë se kurrë sepse ju me protestën tuaj, me fjalën tuaj jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë.

Jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk guxojnë të flasin.

Jeni bërë zëdhënës të atyre që kërcënimi u mbyll gojën.

Jeni bërë zëdhënës të të vërtetave, pavarësisht nga çmimi që kjo ka.

Të dashur miq, si zëdhënës të të vërtetave ju jeni bërë zëdhënës të mbarë demokratëve, të mbarë opozitarëve.

Por ju garantoj jo vetëm kaq, të mbarë socialistëve të ndershëm, të mbarë qytetarëve pa parti, të cilët kanë mësuar dhe mësojnë nga ju çdo ditë krimet monstruoze, vjedhjet monstruoze të qeveritarëve aktualë.

Në këtë platformë, në mbrojtje të kauzës së drejtë, sot çdo qytetar shqiptar e kupton se këtu denoncohet çdo natë vjedhja e tij.

Dhe ky denoncim bëhet sepse është kjo vjedhje që varfëron atë nga muaji në muaj, nga viti në vit.

Është kjo vjedhje e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet rroga e tij.

Është kjo vjedhje që denoncojmë çdo natë e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet pensioni i tij apo i asaj.

Është kjo vjedhje që i detyron qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre sepse nuk ndërtojnë dot jetesën në Shqipëri.

Zëri juaj, si zëri i të vërtetës, po ndriçon mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...