×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tahiri mesazh mafioz Ramës: Unë e kam penguar integrimin?

E Enjte, 03 May 2018 10:52

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një dalje për mediat është shprehur se drejtësinë do e presë deri në fund.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj të gjithëve duke filluar me mesazhe të koduara ndaj Edi Ramës ku përmendi shprehjen e ‘drurit të shtrembër’, Sali Berishës e Lulzim Bashës, pa munguar që të akuzojë dhe Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Tahiri u shpreh se nuk ka asnjë ujë të shenjtë që mund të lajë mëkatet e tyre.

Tahiri u shpreh: Kam gjashtë muaj që hesht dhe kam gjashtë muaj që dëgjoj, unë kam 8 vite në Kuvend dhe më duket se kam 80. Aq akuza sa kam dëgjuar për veten time, më duket se ky vend nuk ka pasur asnjë njeri tjetër ministër të brendshëm.

Liria dhe e vërteta ime kanë kostot e tyre dhe unë e kam pranuar këtë. Kur dëgjoj këta kur qajnë, vajtojnë, kërcënojnë dhe kërkojnë falje në emër te popullit, kur i shoh të gjitha këto ngushëllohem disi. Sa kanë folur dhe shpifur për mua është pak në krahasim me atë që i kanë bërë popullit në 25 vite. Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Unë kam dëgjuar gjshtë muaj duke dëgjuar dhe duke mos folur për të respektuar drejtësinë.

Unë të vërtetën time do e pres deri ditën e fundit, mua më akuzon Lulzim Basha, që është kllouni i fundit i politikës. Më akuzon Sali Berisha ndërkohë që vetë ka qenë dhe është i pamndëshkueshëm i pagjykuar për vrasje dhe për vjedhje.

Më akuzon Monika dhe Iliri që zoti e di ngado që ti kapësh as uji i shenjtë nuk mund tia heqi llumin dhe vjedhjet që kamnë bërë. Këta të mjerë si rrojnë, që shesin dëngla ditën dhe natën vjedhin.

Me një artikull që shahem unë pasohet nga një artikull ku lavdërohen ata që e kanë paguar.

Tahiri nuk u kursye për opozitën, kur kujtoi miellin dhe çizmet e përdorura nga opozita për të penguar seancat plenare.

Ish-ministri ka kujtuar fjalën e përdorur nga Rama 6 muaj më parë për Tahirin, në kohën kur skandali “Habilaj” doli në dritë “Dru i shtrembër”.

Të njëjtën fjalë e rikujtoi Tahiri sot, teksa tha se “gjyqin ta bën djalli” referuar klasës politike shqiptare.

Më tej ish-ministri u ndal tek zërat që qarkullojnë në media se ka qenë Tahiri shkak për mos hapjen e negociatave.

“Doja të flisja në parlament por mes miellit dhe çizmeve nuk kisha rrugë tjetër për të ndarë me ju këtë qëndrim timin. Ska ngelur i madh e i vogël që ta dijë se para 6 muajsh për mua nisi një histori. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj lloj e soj rrace që sikur të kisha qeverisur edhe për 30 vite nuk do kisha imagjinuar kaq akuza për veten time. “Trafikant, dru i shtrembër”-gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që ta bën raca që ka qeverisur këto vite. Kam bërë gabimet e mia kur kam qeverisur. Kanë thënë që më ka mbrojtur imuniteti, më ka mbrojtur Edi Rama. E kam thënë dhe do e ripërsëris, nuk më duhet mbrojtja. Tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin, këta që kanë vjedhur çdo gjë, dhe integrimin e paskam penguar unë? As fshihem në parlament, e as marr rrogën kot.”-tha Tahiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...