×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Luan Rama, Kryeministrit: E fute Shqipërinë në vendet që pastrojnë para

E Enjte, 03 May 2018 12:25

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, në fjalën e tij në Kuvend, duke replikuar me Kryeministrin u shpreh se në raportin e këtij viti të publikuar pak javë më parë nga DASH thuhet tekstualisht kështu: Shqipëria mbetet rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista ndërkohë që asnjëherë nuk është thënë një gjë e tillë në raportet më parë. 

“Patët mirësinë të më referoheshit, po ju dëgjoja me shumë vëmendje, dhe meqë ju paska bërë kaq shumë përshtypje që unë dje thashë apo lexova se çfarë ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit për ju dhe qeverinë tuaj, më lejoni tu bëj një sfidë. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2016, që i referohet vitit 2015 për Shqipërinë thuhet: Shqipëria nuk figuron e listuar dhe verifikuar në vendet për pastrimin e parave. Ndërkaq kam thënë në këtë parlament dhe në këtë foltore 1 vit më parë, atë çfarë thoshte në atë kohë Departamenti Amerikan i Shtetit pra në 2017 për 2016 dhe thotë shprehimisht apo tekstualisht këtë që po citoj:  Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave. Ndërkohë në raportin e këtij viti të publikuar pak javë më parë që i referohet vitit 2017, thuhet tekstualisht kështu: Shqipëria mbetet rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista.

Kjo për shkak të korrupsioni të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta dhe qeveritare.  Nëse nuk është kështu në raportin e DASH unë iki nga ky Parlament zoti Kryeministër. Më provoni të kundërtën e kësaj që thashë që është qëndrimi zyrtar i DASH për qeverinë tuaj zoti kryeministër”, tha ndër të tjera deputeti dhe Zëvendëskryetari i LSI-së.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...