×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zëri i Amerikës: Tahiri dorëzon mandatin, Rama mbrojtës i tij

E Enjte, 03 May 2018 13:04

Zëri i Amerikës ka raportuar lidhur me heqjen dorë nga mandati i deputetit ditën e sotme nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por ajo çfarë të bie në sy në këtë raportim është se Zëri i Amerikës shkruan se kryeministri Edi Rama ka qenë një mbrojtës i flaktë i Tahirit.

Shkrimi i sotëm i Zërit të Amerikës:

Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për dyshimet se ka patur lidhje me një grup trafikantësh të marijuanës, njoftoi sot tërheqjen e tij si deputet dhe dorëzimin e mandatit.

Gjatë një komunikimi me mediat, dhe përmes një fjalimi të gjatë zoti Tahiri e shpjegoi vendimin e tij me faktin se “unë nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim.

Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqiptarët e tjerë”, theksoi zoti Tahiri duke shtuar se “si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast”.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën akuzë nëntorin e shkuar, për dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Qëndrimi i shumicës dhe veçanërisht i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte qenë një mbrojtës i flaktë i zotit Tahiri, edhe kur gjatë vitit 2016 fenomeni i kultivimit të marijuahës mori një përhapje masive, u pa gjerësisht si një mbrojtje që ju ofrua ish ministrit.

Opozita e ktheu këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, duke lëshuar akuza të forta ndaj tij. Ish ministri i Brendshëm tha sot se e konsideron të papranueshme “të dëgjoj që ma bëjnë gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar….Nuk e pranoj për askënd e asgjë, kurrë. As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për ti bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri”.

Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe “kam duruar, kështu duke dëgjuar e nuk kam folur, për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë. Ndaj kam heshtur. Por – theksoi ai - po e them thjeshtë; në qoftë se ka njeri që heshtjen time në respekt të drejtësisë e ka marrë për nënshtrim, për dobësi, për frikë apo dorëzim, nuk më keni njohur fare ndaj rimendojëni e bëjini llogaritë nga e para”.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...