Berisha: Asnjë shpresë te drejtësia e kapur e Ramës për zbardhjen e skandaleve

Premte, 11 May 2018 16:10

Ish Kryeministri, Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për televizionin “Klan” deklaroi se Xhafa ka ndërhyrë tek autoritet italiane gjatë kohës që ka qenë ministër Drejtësie për të mos lejuar penalizimin e të vëllait të dënuar për trafik droge. Berisha tha se nuk ka asnjë shpresë se drejtësia e kapur nga Rama do të mund të hetojë këtë skandal të rëndë ku është përfshirë ministri i tij.

Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social pjesë nja intervista.

Statusi i plotë i Berishës

Xhafaj jo vetëm duhet të japë dorëheqjen por duhet të shkojë në burgu për veprimet që ka kryer!

PYETJE: Cila është përgjegjësia e ministrit Xhafaj? Pse duhet t’a japë ai dorëheqjen?

BERISHA: Ministri Xhafaj jo vetëm duhet të japë dorëheqjen por duhet të shkojë në kokërr të burgut për veprimet që ka kryer, në radhë të parë për mashtrimin e tij për të vëllanë. Nëse ju merrni një status të Edi Ramës në FB të vitit 8.05.2016 ku unë atakoj Fatmir Xhafën për favoret dhe lidhjet me Agron Xhafën, ju do gjeni aty fjalët e një gojëpisi, e një rrugaçi ordiner të paimagjinueshëm kundra meje për krimin e vetëm se unë denoncova një trafikant që kërkohej nga Italia dhe Venezuela, dhe ky ishte i vëllai i ministrit.

Pse Xhafa duhet të jetë në kokërr të burgut? Xhafa është njëri pa karakter dhe pa moral. Si Ministër Drejtësie ai ka ndërhyrë dhe ka vendosur kontakte nëpërmjet Prokurorit të Bolonjës për të vëllanë e tij, ka urdhëruar Ardian Vishën me urdhër gjoja të Fatos Nanos, se sa është e vërtetë nuk e di, që ta nxjerri nga gjendja e arrestit, pra ta lëshojë në arrest shtëpie. Fatmir Xhafa, pasi dinte krimet e shëmtuara të të vëllait, si bos i rrjetit të Bolonjës për kokainën, heroinën dhe kanabisin, ka bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Agron Xhafa, që tani së fundi ka ndërruar dhe emrin dhe tani quhet Geron, maska që Fatmiri i ka vendosur Agronit, është këtu ndërtues, është pronar i lojërave të fatit, thuhet bashkë me Olsi Ramën. Por një gjë është e sigurt, lidhjet e tij me Don Agaçion, sekretarin e mafies shtetërore, ka kufi vetëm qiellin, ai është kokë e këmbë me Agron Xhafën.

Fatzi Xhafa e ka vendin në kokërr të burgut sepse në lidhje direkt me statusin e vëllait të tij, ka fallsifikuar ligjin për ekstradimet, ka ndryshuar në mënyrë substanciale tekstin e këtij ligji të miratuar me unanimitet në komisionin e ligjeve, ashtu siç e ka sjellë ndrikulla që pëlqen tani së fundi poezitë erotike të Ramës, ai tekst thotë se nuk ekstradohet personi që nuk jep pëlqimin, pra respektohet një e drejtë e personit. Thotë se nuk ekstradohet personi për të cilin pala e huaj nuk jep garanci se do bëj procesin. Kjo është në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Por çfarë ndodh më tutje. Teksti që votoi Komisioni thoshte: Në rast se i dënuari nuk pranon të ekstradohet, ose pala tjetër nuk merr përsipër të ribëjë procesin, ministria e drejtësisë, në këtë rast e Shqipërisë, fton autoritetin kërkues, në këtë rast autoritetet italiane, që të kërkojë në Shqipëri njohjen e vendimit penal nga autoritetet e atij vendi dhe ekzekutimin e atij vendimi. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e kodit vijues, pra i dënuarri në Itali kryen orë për orë dhe ditë për ditë dënimin në burgjet e Shqipërisë. Po çfarë ka bërë faqezi Xhafa. Pasi ka riformuluar nenin që thotë “kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit, nuk ekstradohet”. Pra, ka hequr paragrafin në të cilin thuhet Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë fton Ministrinë e Drejtësisë të sjellë kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatave italiane në Shqipëri. Sipas këtij ligji, nëse një terrorist shqiptar hedh në erë, ose në një akt terrorist merr jetën e dhjetëra qytetarëve italianë, ose një serial killer me origjinë shqiptare vret ndër vite me dhjetëra qytetarë italianë dhe nuk kapet dot nga autoritetet italiane por gjykohet në mungesë, ai vjen në Shqipëri dhe nuk vuan qoftë dhe një ditë të vetme dënimin për krimin e shëmtuar në vendin që tjetri për 35 dollarë burgoset dhe vuan dënimin siç ka ndodhur në shumë raste.

Pra, pse Fatmir Xhafa duhet të shkojë në burg? Xhafa duke falsifikuar ligjin faktikisht ka amnistuar në mënyrën më kriminale të gjithë ata kriminelë që mund të kryejnë krime të shëmtuara në vende të tjera dhe të shndërrojë Shqipërinë kështu në strofullën e kriminelëve shqiptarë nga mbarë bota.

Pra ky është veprimi i Fatzi apo Faqezi Xhafës. Ky njëri, siç ka falsifikuar në rininë e tij dosjet në emër të Sigurimit të Shtetit dhe u ka bërë gjëmën të rinjve shqiptarë për një gotë që u kanë çuar kur vdiq diktatori apo për një arsye tjetër, tani falsifikon si ministër dhe jo hetues i sigurimit të shtetit ligjet e shtetit, përdhos legjislaturën e vendit. Nuk është i rastit reagimi Ramës ndaj meje. Unë kam lëshuar me dhjetëra akuza për Olsi Ramën, dhe e vërteta është se Rama ka përdorur gjuhën më të shthurur kundra meje jo për Olsin e ‘ndershëm’ por e ka bërë vetëm për Agron Xhafën sepse ai e ka peshuar në kandar me euro Ramën.  Kjo çështje nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kërrehen me forcën e një uragani popullor këta kalbësira, të cilët s’njohin ligje e as parim përveç interesave kriminale të familjarëve të tyre dhe të tyret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...