Policia procedon viktimën, Ardi Veliu në shërbim politik

Diel, 27 May 2018 21:25

Edhe pse e vetmja dhunë e shkaktuar ishte ajo e policisë në drejtim të kryeredaktorit të Gazetës “Rilindja Demokratike”, policia me urdhër të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nisur procedime penale për 15 protestues.

Akuza që është ngritur ndaj protestuesve është ‘Goditje ndaj punonjësve të policisë’ dhe për ‘Prishje e rendit e qetësisë publike’.

Kjo është pjesa e dyte e një skenari të nisur dje kur Ardi Veliu, drejtori i policsë, dërgoi për mjekim drejt spitalit ushtarak 12 efektivë të policisë edhe pse ata nuk kishin asnjë frakturë.

E dyshimtë ishte edhe koha në të cilën iu dha urdhëri efektivëve për të shkuar dhe për të zënë shtratin në spitalin ushtarak. Furgoni me efektivët e “dëmtuar” u dërgua pasi në spital mbërriti kryedemokrati Lulzim Basha i cili vizitoi gazetarin Bledi Kasmi të gjakosur nga dhuna policore.

Pamjet e fytyrës së përgjakur nga dhuna policore e një gazetari u shpërndanë me shpejtësi si brenda edhe jashtë vendot. Për të sfumuar këtë, drejtorit Veliu iu desh të inskenonte, për kundërbalancë, disa efektivë të polcisë të dëmtuar.

12 policët u përdorën si fasadë për vizitën e Ardi Veliut në Spital dhe menjëherë pas deklaratës për mediat dhe largimit të Drejtorit, edhe efektivët e “dëmtuar” u larguan nga Siptali Ushtarak.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 21:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...