Mediat italiane/ Çfarë ndodhi sot me Habilajn brenda gjykatës në Katania

E Enjte, 31 May 2018 19:49

Gjyqtari do të flasë vetëm në seancën e ardhsme që do të mbahet në shtator. Në sallën e madhe të tejmbushur me të afërm, ndërsa prapa hekurave qëndronte Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i hetuar në Shqipëri pas akuzës së mbështetjes të trafikut të drogës që ka përfshirë të afërmit e tij.

Fytyra dukshëm e dobësuar, një bluzë polo mbajtur sipas modës dhe shumë puthje drejtuar të afërmve që mbushnin sallën e pallatit të Drejtësisë. Moisi Habilaj u kthye në sheshin Giovani Verga për të asistuar në seancën e parë të gjykimit që u ngrit si pasojë e operacionit “Trëndafili i erërave”

I burgosur në burgun e Bicocca, një kushëri i ish-ministrit shqiptar Saimir tahiri qëndron akuza e të qenit në majën e organizatës së specializuar në trafikun e kanabisit në aksin Shqiopëri- Katania. Një biznes miliarderësh që do të kishte ulur në të njëjtën tavolinë edhe sipërmarësit mafiozë të zonës. Sëbashku me Habilajn, pas hekurave të sallës Fama ndodhen edhe Maridian Sulaj dhe Antonino Riela.

Në kafaz ishin edhe të pandeurit e tjerë, Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca, ky i fundit lindur në provincëne  Raguzës.

Përvec Vincenzo Spampinato, që kërkoi vendosjen e dënimity në bashkëpunim em gjykatën  , 14 të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar , i cili nëse pranohet nga gjyqtarja Maria Cardillo do të jepte një zbritje dënimit me 1/3. Por ky vendim do të merret në seancën e radhës të caktuar në 26 shtator 2018. Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje.

Prokurorët shqiptarë mbërritën në Katania për të vazhduar një hetim paralel që ka si protagonist pikërisht ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, kushëri i bandës së Habilajve dhe i përmendur disa herë gjatë përgjimeve telefonike .

Ndërkaq mbetet në kërkim Florian Habilaj, ndërsa Nazer Seiti do të bëjë pjesë në dosjen e kësaj Gjykate. I quajtur si financieri i bandës së specializuar në trafikun e kokainës dhe i arrestuar në Shqipëri. Pas disa muajsh u ekstradua në Itali duke marrë pas vetes një lumë polemikash për mënyrën e ekstradimit të tij. Ky njeri i cili javët e shkuara ishte gati të bashkëpunonte me drejtësinë italiane, hipotezë e cila më vonë u mohua, ndodhet i burgosur në Romë në burgun e Rebbibias.  

kafazi habilaj.jpg

Burimi: http://catania.meridionews.it/articolo/60148/rosa-dei-venti-il-riesame-conferma-il-carcere-unico-a-non-fare-ricorso-etneo-antonino-riela/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...