×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fuqia kurative e gjetheve të limonit, si t’i përdorni

Premte, 09 November 2018 18:53

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shtesë.

Gjethet e limonit janë të pasura me vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe rrit nivelin e përthithjes së vitaminave nga organizmi.

Pema e limonit përmban vitaminën P, që ndihmon në forcimin e enëve të gjakut. Gjethet e limonit në formën e vajit esencial që përdoret në lëkurë luftojnë inflamacionin

Gjethet duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për të shtuar urinimin, kundër kontraktimeve muskulare dhe problemeve me fytin.

Limonët luftojnë bakteret dhe si rrjedhojë rekomandohen për probleme të ndryshme shëndetsore të shkaktuara prej tyre.

Gjethet e limonit janë aromatike, kanë një ngjyrë të gjelbër të errët dhe me shkëlqim.

Përdorimet e tyre janë të shumta, për vetë faktin se nuk janë toksike dhe mund të përfshihen në gatim.

Nëse ju ndodhet një pemë limoni në hapësirat tuaja, atëherë do të mund të përftoni prej saj shumë vlera dhe ushqyes.

Vlera shëndetësore

Gjethet e limonit kanë efekt qetësues dhe mund të trajtojnë çrregullimet e nervave si pagjumësia, nervozizmi dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Për këtë, mbani 5 deri në 7 gjethe limoni në një filxhan me ujë të nxehtë për 15 minuta. Pijeni këtë lëng dy herë në ditë për të paktën 1 muaj, duke qenë se këto çrregullime nuk mund të trajtohen brenda natës.

Gjethet e limonit do të shërbejnë si një alternativë më e mirë se valiumi dhe qetësuesit e tjerë sintetikë të cilët kanë efekte anësore.

Por rezultatet maksimale përftohen pas një përdorimi një mujor.

Mos prisni që pagjumësia apo nervozizmi të zhduken brenda natës. Për migrenën, azmën apo dhimbjet e kokës merrni dy grushta me gjethe të freskëta limoni dhe futini në një shishe me ujë të nxehtë. Lërini së bashku për 10 minuta.

Pini dy gota çdo natë për 2 javë. Kjo recetë rekomandohet për pacientët që vuajnë nga azma.

Gjethet e limonit përdoren edhe kundër parazitëve në aparatin tretës sipas të njëjtës recetë. Në këto raste rekomandohet të pini tre gota çdo natë për një javë./AgroWeb.org 

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...