Autizmi mund të diagnostikohet me një test të thjeshtë dëgjimi në lindje

E mërkurë, 09 Janar 2019 10:19

Një test jo-invaziv i dëgjimit mund të ndihmojë zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e autizmit, sipas hulumtimeve të reja.

Kjo do të mundësonte që trajtimet të fillojnë vite para se të zhvillohen simptomat.

Aktualisht, fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD), zakonisht diagnostikohen në moshën 4 vjeçare duke përdorur teste që kryesisht mbështeten tek të folurit.

Por tani hulumtuesit nga Lake Erie College of Osteopathic Medicine në Pensilvani, sugjerojnë se çelësi i diagnozës së hershme mund të qëndrojnë tek dëgjimi i tyre.

Ata sugjerojnë përdorimin e testimit refleks ‘stapedial’,  i njohur edhe si testimi akustik i refleksit, që mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm si përgjigje ndaj tingujve.

Testi jo invaziv vlerëson ndjeshmërinë dhe kohën e reagimit të një personi ndaj një game të gjerë frekuencash.

"Shpesh njerëzit me autizëm vuajnë nga mbindjeshmëria, që do të thotë se edhe tingujt relativisht të qetë për ta mund të ndjehen si zhurmë e madhe,"-tha Randy Kulesza, profesor i anatomisë në Lake Erie College of Osteopathic Medicine. "Nëse prindërit dhe mjekët e kuptojnë që nga fillimi mund të punojnë për përshtatjen e ndjeshmërisë së fëmijëve me botën jashtë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...