Studimi/ Pse konsumojmë çokollata kur jemi të stresuar?

Hënë, 16 Prill 2018 18:17

“Një pjesë e madhe e njerëzve që konsumojë shumë çokollata kur janë të stresuar kanë tendencë të mendojnë se është faji i tyre, sepse nuk mund t’i kontrollojnë impulset,”-kjo është arsyeja sipas studiuesve që njerëzit janë të prirur të konsumojnë çokollata kur janë të stresuar.

 “Por në të vërtetë kjo vjen për shkak të neuroneve.”-saktësojnë ato.

 Një ekip hulumtuesish japonezë kanë identifikuar neuronet përgjegjëse, duke ofruar shpresë për të çuar përpara kërkimet për njerëzit me mbipeshë, shkruan Health,com, pikërisht për të saktësuar  shkaqet pse hamë çokollata kur jemi të stresuar.

Studiuesit kryen disa hulumtime duke marrë si objekt eksperimenti pikërisht minjtë.

Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shkencave Fizikologjike, të vendosura në Prefekturën e Aikës, zbuluan se kur minjtë u aktivizuan me neurone të njohura për të reaguar ndaj stresit, dëshira e tyre për karbohidrate u shtua.

Minjtë në fjalë konsumuan 3 herë më shumë racione me sheqer sesa në kushte normale, duke reduktuar përgjysmë konsumimin e yndyrnave.

Studimi i pulikuar në revistën amerikane “Cell Reports”,është i pari që demostron rolin e trurit në preferencat për karbohidratet ose yndyrnat, thotë Yasuhiko Minokoshi, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Megjithatë, studiuesi paralajmëroi se do të duhet kohë për të nxjerrë të dhëna konkrete.

“Paralizimi i këtyre neuroneve mund të ketë efekte anësore,”- paralajmëroi Minokoshi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...