Studim/ Gratë e prekura nga cistet në vezore të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm

E mërkurë, 18 Prill 2018 10:11

Gratë që vuajnë nga një gjendje kronike e cisteve të vezores janë më të ndjeshme ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor, konfirmon një studim afatgjatë. 

Studimi ka zbuluar gjithashtu se gratë që preken nga këto ciste janë gjithashtu më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm ose çrregullime ADHD, shkruan gazeta “Shëndeti”. 

Sindroma e vezores policistike, që mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë infertilitet, është një nga problemet më të përhapura shëndetësore që prek zakonisht gratë e reja. 

Studimi nga Universiteti Cardiff konfirmon lidhen mes shëndetit mendor si për nënën ashtu edhe fëmijën, por nuk përcakton qartë cila gjendje mund të shkaktojë tjetrën. Nuk dihet saktësisht se çfarë i shkakton cistet në vezore, madje, shpesh shumë gra as nuk e kuptojnë se i kanë ato.  

Cistet e vezores janë qese të mbushura me likid në vezore ose “qese me ujë” në vezore. Gratë me sindromën e vezores policistike kanë nivele më të larta të hormonit mashkullor (androgjen) dhe për të këtë arsye kanë perioda të çrregullta, qime në fytyrë, akne etj.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...