Mbi 3 mijë të vdekur nga koronavirusi, OBSH: Ndër 90 mijë të infektuar, gjysma ka simptoma të lehta

Hënë, 02 Mars 2020 08:33

Numri i njerëzve të vrarë në të gjithë të botën nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën tremijë, ndërkohë që Kina raportoi edhe 42 vdekje të tjera.

Më shumë se 90% e të vdekjeve kanë ndodhur në Hubei, në provincën kineze ku virusi shpërtheu vitin e kaluar, njofton BBC.

Por ka pasur vdekje edhe në 10 shtete të tjera, përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali.

Në të gjithë botën ka pasur mbi shumë se 90 mijë raste të infektuarish, ndërkohë që numri i tyre jashtë Kinës rritet më shumë sesa brenda Kinës.

Por shumica e pacientëve kanë simptoma të lehta, tha OBSH të dielën dhe shkalla e vdekjes duket se ëhstë dikut mes 2% dhe 5%.

Për krahasim, grupi sezonal ka një shkallë vdekshmërie rreth 0,1% por është shumë infektiv me 400 mijë njerëz vdesin prej tij çdo vit.

Lloje të tjera të koronavirusit si SARS dhe MERS kanë nivel më të lartë vdekshmërie se COVID19.

Ndërsa shkalla e infeksionit në Kinë ka rënë, në pjesën tjetër të botës ka pasur një rritje të ndejshme.

Në zonën më të prekur në Evropë, në Itali, numri I të infektuarve u dyfishua në 24 orët e fundit, tha kreu i organit të mbrojtjes civile të hënën.

Ka pasur së paku 34 të vdekur dhe 1694 raste të konfirmuara. Amazon tha se dy nga punonjësit e saj në Itali kishin marrë virusin dhe ishin futur në karantinë.

Në Britani, ku ka 36 raste, kryeministri Boris Johnson ka thirrur një mbledhje emergjente të Cobra të hënën.

Të hënën, Koreja e Jugut, shteti më i prekur jashtë Kinës, raportoi 476 raste të tjera që çuan në total numrin e të infektuarve në 4212. Ata kanë pasur 26 të vdekur.

Shteti i Nju Jorkut ka konfirmuan rastin e parë. Pacientja është një grua 30 vjeçe që e kishte marrë virusin gjatë një udhëtimi së fundmi në Iran.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...