Smartphonët ndihmojnë në shërimin e sëmundjes mendore

Hënë, 23 Prill 2018 16:06

Çrregullimi bipolar është një sëmundje e shëndetit mendor që karakterizohet nga zhvendosja nga një gjendje e mirë shpirtërore në atë të depresionit. Kjo sëmundje prek rreth 1% të popullsisë  dhe në shumicën e rasteve, nëse ndërhyhet shpejt, pasojat lehtësohen.

Shkencëtarët në Danimarkë thonë se teknologjia moderne mund të ndihmojë duke gjurmuar simptomat e pacientit dhe duke lajmëruar për ndihmë në kohën e duhur.

Shfaqjet e çrregullimit bipolar variojnë nga më të lehtat dhe deri tek më të rëndat. Pacientët mund të përjetojnë periudha ekzaltimi dhe depresioni, secila prej tyre me simptomat e saj.

Gjatë periudhave energjike, pacientët janë jashtëzakonisht aktivë, flenë më pak gjumë dhe ndonjëherë marrin vendime të rrezikshme. Ndërsa gjendja depresive i bën të qajnë, të qëndrojnë tepër gjatë në krevat, dhe ndonjëherë të mendojnë për vetëvrasjen.

Në ato momente, pacientët kanë nevojë që dikush t’u telefonojë.

“Kur je në depresion është e vështirë t’u thuash njerëzve se do ndihmë”, thotë Peter Hegeland, pacient bipolar.

Kompania daneze Monsenso krijoi një aplikacion celulari që mund të analizojë gjendjen shpirtërore dhe sjelljen, si dhe mund të lajmërojë terapistët dhe anëtarët e familjes.

Mads Trier-Blom, një nga pacientët bipolarë që po teston aplikacionin, thotë se ndërsa ndjehej i tensionuar, një terapist që monitoronte gjendjen nga larg, telefonoi menjëherë për t’u interesuar.

“Parametrat matëse i merr doktorja, e cila më telefonon nëse shikon diçka shqetësuese”, thotë zoti Blom.

Krahas regjistrimit të sjelljes së pacientit dhe ndërveprimit me të tjerët, aplikacioni kërkon edhe vetëvlerësimin e pacientit. Të gjitha të dhënat krahasohen me dosjen e pacientit në klinikë.

Psikiatri suedez Kristoffer Sodersten po e përdor aplikacionin me pacientët e tij.

“Këto lloj të dhënash, të kombinuara me vetëvlerësimin, mund të tregojnë nëse ka përputhje apo jo”, thotë zoti Sodersten.

Pacientët bipolarë që testuan aplikacionin thonë se regjistrimi i hershëm i ndryshimeve në gjendjen e tyre shpirtërore, po i ndihmon të mësojnë si të përballen me simptomat kur ato shfaqen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...