×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Lakra e kuqe, për shëndetin e kockave, lufton artritin dhe osteoporozën

Premte, 04 May 2018 12:15

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë. Ushqime të tilla anti-inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

I thonë lakra e kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën. Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë. Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar. Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë me avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera. Fibra që gjendet te lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lakra e kuqe apo lakra e bardhë?

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor. Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 për qind. Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet. Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj. Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe. Kur vjen puna te hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa u përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë. Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes. Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme. Lakra e kuqe ka aq shumë vitaminë C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Lufton inflamacionet dhe artritin

Lakra e kuqe ka elemente të rëndësishme që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e ënjtjeve. Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyçe dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme. Ushqime të tilla anti-inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës? Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave te njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë. Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40-vjeçare. Masa kockore te gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70-vjeçare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave. Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzheimeri, Huntington, Parkinson etj., prekin 45 milionë njerëz në botë duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrimin e tyre. Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit.

Perimja: Bamjet, aleate të imunitetit dhe shëndetit të mirë

Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavate. Mesi i muajit prill është koha më e përshtatshme për nisjen e kultivimit të kësaj perimeje fantastike në vlera ushqyese dhe shumë fermerë kanë zgjeruar dukshëm plantacionet e mbjella me bamje. Bamja kërkon klimë të ngrohtë ndaj dhe muaji prill konsiderohet se periudha më ideale për nisjen e kultivimit të saj. Do të duhen vetëm dy muaj dhe më pas ajo është gati për të prodhuar dhe për t’u mbledhur. Varietet shqiptare të bamjes janë shumë të kërkuara si nga tregu vendas ashtu edhe për eksport. Bamja është ndër perimet e preferuara të shqiptarëve. Amvisat kujdesen t’i përdorin bamjet në receta të ndryshme duke përgatitur gjellë të shijshme, tava të mrekullueshme, turshi etj. Bamjet janë fantastike jo vetëm për shijen e tyre por mbi të gjitha për vlerat ushqyese që kanë. Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamja është e pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë. Bamja është e pasur me vitaminë C, që ndihmon imunitetin e trupit. Është e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin. Përmban vitaminë K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në mpiksen e gjakut./Agroweb/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...