×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja si të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm në pak kohë

Premte, 04 May 2018 22:30

Dëshira për të patur flokë të shëndetshëm dhe sa më të gjatë mund të kthehet në një qëllim më vete për shumë femra, aq sa shpeshherë ta gjejnë veten duke provuar lloje të ndryshme ampulash e trajtimesh, për të mos folur për zgjatuesit artificialë ''extensions hair''. Mirëpo a jeni të sigurta se po bëni gjënë e duhur?  Prerjet dhe lyerjet e vazhdueshme, përdorimi i tepruar i piastrës, mashës dhe tharëses dhe mungesa e mbrojtjes nga dielli jo vetëm që dobësojnë flokët, por edhe  frenojnë rritjen e tyre. Ndërmjet shumë mënyrave që stimulojnë rritjen e flokëve, ne sugjerojmë atë më të sigurtën: ushqimin. Flokët tuaj janë ajo që hani.

1.Specat e verdhë: Në ndryshim nga varietet e zakonshme të kuqë dhe jeshilë, specat e verdhë përmbajnë sasi më të larta të vitaminës C, madje 5 herë më shumë se vetë agrumet. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor, sidomos nëse doni flokë të gjatë e të shëndetshëm. Por, jo vetëm kaq. Specat e verdhë parandalojnë rënien e flokëve, si dhe favorizojnë prodhimin e kolagjenit, një substancë e rëndësishme që forcon skalpin e kokës.
2.Bananet: Krahas specave, bananet janë produkti tjetër që përshpejton rritjen e flokëve. Dhe sigurisht që për këtë duhet t’i jeni mirënjohës nivelit të lartë të kaliumit që përmban ky frut. Ky mineral i kombinuar me aminoacidet e bananes nxisin rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe sa më të gjatë.
3.Patatet: Patatet janë të pasura me substanca të ndryshme ushqyese, beta-karoten, provitaminë A, përbërës me veti antiinflamatore dhe antioksidantë që përshpejtojnë rritjen e flokëve.
4.Avokadoja: Avokadoja është padyshim një ndër ushqimet më të shëndetshme që nuk duhet të mungojë në asnjë vakt pasi vlerat e tij ushqyese mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira, parandalojnë rrudhat e parakohshme, përmirësojnë qarkullimin e gjakut si dhe nxisin rritjen e flokëve. Konsumi i saj hidraton skalpin dhe forcon folikulat.
5.Vezët: Vezët përmbajnë biotinë, një integrator natyral që forcon dhe përshpejton rritjen e flokëve. Aminoacidet që gjenden tek veza janë ideale ëpr të luftuar rënien e flokëve, si dhe për të trajtuar problemet e tjera si thatësia e skalpit dhe yndyrosja e tij. Vitaminat që gjenden tek veza hidratojnë skalpin dhe si rrjedhojë stimulojnë rritjen e shëndetshme të flokëve.
6.Agrumet: Edhe pse nuk jemi në stinën e tyre, ju mund t'i gjeni ende në treg . Agrumet nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të asnjë personi pasi jo vetëm që sjellin dobi të mëdha për shëndetin, por i bëjnë flokët edhe më të bukur. Rrisin në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit, një substancë shumë e rëndësishme që stimulon rritjen e flokëve.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 22:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...