×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Goditjet me kokë të topit nga futbollistët janë më të dëmshme se sa përplasjet me shtyllën

Diel, 06 May 2018 11:48

Goditjet e vazhdueshme të topit me kokë i dëmtojnë më shumë futbollistët, sepse shkaktojnë një rënie të përkohshme të performancës së tyre konjitive, më shumë nga se shkaktohet kur ndodh një përplasje me kokë në tokë, me shtyllat apo kundërshtarët, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore, “Frontiers in Neurology” nga studiuesit e Kolegjit të Mjekësisë, Albert Anjshtanj në Nju Jork, që i bëjnë thirrje të gjithë lojtarëve që të bëjnë më pak goditje me kokë.

Ky studim ka marrë në shqyrtim 308 futbollistë amatorë, për më tepër burra mes moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilëve iu kërkua që të plotësojnë një pyetësor për të përshkruar aktivitetin sportiv të bërë në dy javët e mëparshme. Sipas përgjigjeve doli që çdo lojtar kishte kryer mesatarisht 45 goditje me kokë, ndërsa një në tre kishte pësuar një goditje të fortë në kokë.

Pasi iu nënshtruan një serie testesh neuropsikologjike, futbollistët që kishin dhënë më shumë goditje me kokë rezultuan të ishin ata me performancën më të ulët për sa i përket shpejtësisë psikomotorike dhe vëmendjes. Goditjet e vazhdueshme me kokë duket se janë të lidhura edhe me një reduktim të memories afatshkurtër.

“Druhemi se këto reduktime të përkohshme të funksioneve neuropsikologjike mund të përkthehen, në terma afatgjatë, në ndryshime mikrostrukturore të trurit që mund të shkaktojnë ndryshime të vazhdueshme në funksionim”, theksojnë studiuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...