×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjithçka që duhet të dini për grupin tuaj të gjakut

Hënë, 07 May 2018 18:57

E dini se çfarë grupi gjaku keni? Përveç se duhet në rast se lind nevoja që t’i dhuroni dikujt gjak, grupi i gjakut duhet ditur edhe sepse në disa raste është përcaktues për disa gjendje shëndetësore.

Ju nuk mund ta ndryshoni grupin e gjakut, megjithatë, siç thotë edhe shprehja, “dija është fuqi” dhe ndoshta duke e ditur nga çfarë jeni të rrezikuar, mund të ndryshoni disa aspekte të jetës që të jeni më të shëndetshëm.

Me pak fjalë, këto janë 5 gjendjet shëndetësore rrezikun e të cilave e përcakton edhe grupi i gjakut.

1.Rreziku për sëmundje të zemrës: Grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Të dhënat sugjerojnë se personat me grup gjaku O janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje me zemrën. Ndërsa personat me grupi gjaku AB janë 23% më të rrezikuar që të vuajnë nga këto sëmundje, e ata me grup gjaku B janë 11% më të rrezikuar. Personat me grup A janë 5% më të rrezikuar se ata me grup 0.

 Studimet e kanë lidhur grupin e gjakut AB me inflamacionin, ndërsa grupin A me nivele më të larta të kolesterolit LDL, dy faktorë këta që mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

2.Fertiliteti: Gratë me grup gjaku 0 janë më të rrezikuara që të kenë probleme me fertilitetin krahasuar me ato me grupe të tjera gjaku. Studimet kanë treguar se këto gra janë dyfish më të rrezikuara që të kenë shterim të depozitës ovale, që do të thotë më pak vezë dhe më pak mundësi për implantimin e fertilizimit in-vitro.

Edhe pse të pasurit të grupit 0 nuk do të thotë medoemos që mund të keni probleme me fertilitetin, flisni me mjekun nëse ju shqetëson ky fakt.
3.Probleme me kujtesën: Disa pjesë të kujtesës mund të përcaktohen edhe nga grupi i gjakut. Grupi i gjakut AB, për shembull, lidhet më shpesh me zhvillimin e problemeve me kujtesën dhe demencën. Sipas një studimi, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të rrezikuar që të kenë probleme me aftësitë njohëse krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku. Lidhja mund të ketë të bëjë me proteinën që shkakton mpiksje gjaku, që zakonisht gjendet në nivele të larta tek grupi i gjakut AB. Gjithsesi, është e rëndësishme të përmendet fakti se shumë faktorë të tjerë, që nuk kanë lidhje me grupin e gjakut, mund të ndikojnë në zhvillimin e problemeve me kujtesën ose demencën.

4.Rreziku për goditje në tru: Nëse keni grup gjaku AB, jeni gjithashtu më të rrezikuara nga goditja në tru. Njerëzit me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar që të zhvillojnë mpiksje venoze të gjakut. Ata kanë një përqendrim më të lartë të faktorit von Ëillebrand, që i rrezikon më shumë nga mpiksja e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, i bën njerëzit me grup gjaku AB më të rrezikuar që të vuajnë nga probleme të lidhura me goditjen në tru dhe trombozën e venave të thella.

5.Rreziku për kancer: Grupi i gjakut 0 lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit kolorektal, të stomakut dhe pankreasit, krahasuar me lloje të tjera. Gjithsesi, edhe pse grupi i gjakut nuk mund të parashikojë medoemos rrezikun për kancer, është e rëndësishme t’i dini simptoma dhe të flisni me mjekun për çdo problem që hasni. Është e rëndësishme të theksojmë se të pasurit e një grupi gjaku të caktuar nuk parashikon me siguri rrezikun e ndonjë sëmundjeje, megjithatë, njohuria mbi grupin e gjakut ju ndihmon të keni informacione paraprake për aspekte të ndryshme në lidhje me shëndetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...