Zgjoheni në mes të natës qull në djersë? Kjo do të thotë se vuani nga këto sëmundje

E Enjte, 10 May 2018 14:23

Megjithëse mjekët kanë rekomanduar që temperatura e dhomës s gjumit mos ta kalojë 21 gradë, ideja e të fjeturit në një dhomë të ftohtë nuk na pëlqen kur mendojmë se sa mirë ndihemi nën batanijes së ngrohtë.

Ngrohtësia e tepërt na shkakton afshe e shqetësime duke bërë që të çohemi qull në djersë. POR nëse ambient ku flini është i freskët, ju nuk mbuloheni trashë e sërish zgjoheni të djersitur, duhet të dini se kjo është një shenjë paralajmëruese jo e një sëmundjeje , por e tetë probleme shëndetësore.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pas të 50-ve njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës

Menopauza

Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t'u dalë nga këto të fundit.

Teprimi me alkoolin është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Hipoglicemia

Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet

Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitje

Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...