×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit

Premte, 18 May 2018 17:26

Nga më shumë se 200 format e artritit, osteoartriti është më i përhapuri, ku prek më shumë se 20% të popullsisë. Fatkeqësisht, aktualisht nuk ka trajtime efikase ose ilaçe të aprovuara nga mjekësia që mund të kurojnë këtë gjendje, që shkakton dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve,shkruan ” Independent”.

Studimet e fundit kanë treguar se ushqyerja me ushqimet e duhura, të kombinuara me ushtrime të moderuara, mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Së pari, rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë ndër më të rëndësishmit që pacientët me osteoartrit duket të bëjnë për të lehtësuar simptomat. Rënia në peshë lehtëson ngarkesën në artikulacione dhe ul nivelet e inflamacionit në trup, duke lehtësuar kështu dhimbjet nga artriti.

Aktiviteti fizik, nga ana tjetër, ndihmon në rënien në peshë dhe forcon muskujt, duke mbrojtur kështu artikulacionet dhe lehtësuar lëvizjen. Prandaj njerëzit mbipeshë ose obezë me osteoartrit duhet të gjejnë mënyrë për të rënë në peshë dhe forcuar muskujt e tyre.

Konsumimi i ushqimeve të caktuara mund të ndihmojë gjithashtu pacientët të lehtësojnë simptomat dhe dhimbjet. Të dhënat tregojnë se konsumimi i peshkut, si salmoni, sardelet dhe skumbri, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti. Përmbajtja e lartë në acide yndyrore omega 3 e tyre ndihmon për të ulur nivelet e substancave inflamatore që prodhon trupi. Suplementet e peshkut të yndyrshëm me 1.5 g në ditë mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve.

Ngrënia e peshkut të yndyrshëm nuk mjafton. Është gjithashtu e rëndësishme që të kufizohet mishi i kuq dhe të zëvendësohen yndyrat shtazore me ato bimore, si vaji i ullirit.

Pacientët me osteoartrit kanë në përgjithësi nivele të larta të kolesterolit në gjak, prandaj ushqyerja në një mënyrë që ul këto nivele të kolesterolit mund t’i ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit, si dhe në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kufizimi i yndyrave të ngopura dhe konsumimi më tepër i ushqimeve të pasura në fibra mund të ndihmojë në uljen  e niveleve të kolesterolit.

Mënyra të tjera për të ulur kolesterolin është konsumimi i 30 g fruta të thata në ditë, 20 g proteina soja nga produktet e sojës dhe 2 g në ditë nga substancat e quajtura stanole dhe sterole.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidues të fuqishëm që duhet të siguroheni t’i merrni në dozat e duhura për të mbrojtur indet lidhëse në trup.

Vitamian A gjendet më së shumti tek karota, kale dhe patatet e ëmbla. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, sidomos agrumet, speci i kuq dhe jeshil dhe frutat e pyllit.

Frutat e thata dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E. Të dhënat tregojnë se pacientët me osteoartrit mund të kenë lehtësim të simptomave nëse konsumojnë gjithashtu më shumë ushqime të pasura në vitaminë K, si kale, spinaqi, brokoli dhe lakrat.

Dimë gjithashtu se vitamina D, që merret më së shumti nga ekspozimi në diell, është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...