×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Alarmante/ Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi të kufizuara

E mërkurë, 23 May 2018 19:09

Një studim i organizatës World Vision ngre alarmin për mungesën e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe. Sipas saj, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri janë me aftësi të kufizuara, ndërsa brenda këtij grupimi 1 në 4 prej tyre nuk kanë mundur të ndjekin arsimin parauniversitar. 

Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi ndryshe.

Të dhënat alarmante u publikuan nga Organizata World Vision e cila në një studim të sajin evidenton sfidat më të cilat përballet kjo kategori, si mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimimit.

Drejtorja, Eljona Boçe Elmazi, thotë se brenda këtij grupimi 1 në 4 fëmijë nuk janë në institucionet arsimore ndërsa 1 në 2 të tjerë përjeton diskriminim në komunitet apo shkollë. 

Elmazi: Me anë të këtij studimi po përpiqemi ti vëmë të gjithë institucioneve, akademisë, shoqërisë shqiptare, evidencat përpara syve në mënyrë që këto të përdoren për të kryer politikat e duhura, vendimet e duhura dhe për ti shoqëruar këto politika dhe vendime me kostot e duhura financiare.

Studimi evidenton ndër të tjera se 66% e fëmijëve me aftësi ndryshe jetojnë në familje me të ardhura të ulta.

Familja Halilaj është një prej tyre. Kadrija, gjyshja e një 10 vjeçareje me sindromën down, thotë se mbesa e saj përfiton 10 mijë lekë të rinj në muaj të pamjaftueshem për të përballuar gjithë kujdesin shëndetësor. 

Kadrie Halilaj: Mbesa ime është me 100 probleme, i duhen ilaçet. Është në shkollë, fletoret i shkoq përditë, e lë dot pa fletore, pa lapsa, stilolapsa, gomë! 100 lekë i do çdo ditë me vete, ndërsa çdo dy javë merr 3 mijë e ca lekë ilaçe dhe gjilpëra. 

Studimi, për realizimin e të cilit janë marrë në intervistë rreth 13 mijë familje, synon ndërgjegjësimin e institucioneve për ofrimin në kohë të shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 19:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...