Perimet që largojnë fryrjen e stomakut

Premte, 01 June 2018 09:07

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Zakonisht, ekspertët janë të ndarë për vlerat dhe kundërvlerat e yndyrnave apo karbohidrateve, por kur vjen puna tek perimet të gjithë bien dakord se ato janë një nga bazat e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Perimet përmbajnë shumë fibër.
Gratë, sipas ekspertëve, duhet të konsumojnë të paktën 25 gramë fibër në ditë.
Një racion me brokoli ofron 4 gramë fibër.
Kjo tregon qartë sa shumë perime duhet të konsumojë njeriu në ditë për të plotësuar nevojën për fibër.
Nga ana tjetër, fibra ka edhe një efekt anësor që manifestohet më qartë tek disa njerëz.
Ngrënia e perimeve ka raste që shkakton fryrje në stomak.
Kjo shfaqet kryesisht në momentet kur njeriu kalon nga një regjim ushqimor të pasur me mish dhe yndyrna në një tjetër të pasur me perime.
Për të minimizuar problemet me stomakun, të dhënat të cilave u referohet  AgroWeb.org rekomandojnë përfshirjen graduale të perimeve në regjimin ushqimor.
Me kalimin e kohës, fibra nuk do të shkaktojë më fryrje.
Nëse ju keni një stomak të ndjeshëm, ekspertët rekomandojnë që perimet t’i hani të gatuara.
Një tjetër këshillë e ekspertëve është që të jeni të kujdesshëm në përzgjedhjen e perimeve.
Disa prej tyre kanë shije të shkëlqyer, janë të pasur në vlera dhe nuk shkaktojnë fryrje.
AgroWeb.org gjithsesi ju rekomandon të mos e teproni edhe me sasinë.
Perimet Që Nuk Shkaktojnë Fryrjen e Stomakut
Kastraveci
Kastraveci ofron shumë vitamina dhe antioksidantë.
Nga ana tjetër kastraveci nuk përmban shumë fibër, ndaj gjasat për fryrje në stomak janë minimale.
Për më tepër, kastraveci është hidratues për organizmin.
Shpargu
Shpargu përmban një amino acid që e ndihmon organizmin të largojë lëngjet e tepërta dhe fryrjen.
Megjithatë, me shpargun duhet të tregoni kujdes me sasinë. Nëse e teproni, do të përballeni me fryrjen në stomak.
Avokado është i pasur me kalium dhe rekomandohet në rastet kur e keni tepruar me kripën dhe ndiheni të fryrë.
Avokado përmban yndyrna të shëndetshme.
Këto yndyrna e ndihmojnë trupin të përthithë ushqyes të tjerë.
Kungujt e njomë
Shumë perime përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate që shkaktojnë gazra dhe fryrje.
Kungujt e njomë kanë më pak nga këto përbërës, ndaj konsiderohen idealë, sipas të dhënave të AgroWeb.org.
Barishtet
Barishtet dhe spinaqi në veçanti përmbajnë shumë vitaminë B që largon ndjesinë e fryrjes.
Barishtet konsumohen të kavërdisura me vaj ulliri dhe limon ose në sallata.
Lakra Turshi
Lakra turshi është e shëndetshme për stomakun dhe përmban shumë probiotikë.
Sigurohuni që ta përgatisni vetë në shtëpi për një rezultat më të mirë dhe kujdes me sasinë.
Domatet
Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe konsiderohen një perime që nuk shkakton fryrje.
Megjithatë, reagimi ndaj domates varet nga organizmi i njeriut dhe shëndeti i stomakut./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...