Klaudia Pepa sqaron gjithçka në lidhje me princin misterioz

E mërkurë, 16 Janar 2019 21:04

Fotoja e fundit që ajo postoi ditën e djeshme në Instagram bëri xhiron e portaleve shqiptare. Mbi të gjitha fakti që Klaudia Pepa, e quajti mashkullin misterioz në foto: “Princi im”, ngriti edhe më shumë dyshimet rreth identitetit apo lidhjes që mund të ketë mes të dyve.

Le ta pranojmë hapur, që jeta private kuriozon gjithmonë kur bëhet fjalë për personazhet publik, e Klaudia Pepa është një prej tyre. Është gjithmonë në fokus të medias rozë për gjithçka ka lidhje me çështjet e saj të zemrës apo dashurisë. Por, është momenti të marrim frymë thellë dhe të qetësohemi, pasi vetëm sot balerina e famshme shqiptare na sqaroi të gjithëve.

princi-1.jpg

Në lidhje me mashkullin që ajo e quan “Princi im”, Klaudia tregon se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, përveç raportit professional shkruan Class. Djali në foto është kolegu i saj balerin, dhe ai quhet Francesco Mariottini. Ajo thotë më tej: “Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia”.
Dhe me këtë shpjegim, Klaudia më në fund na sqaroi të gjithëve në lidhje me Princin, për të cilin po flitet kaq shumë në media prej ditës së djeshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...