Këngëtarja Taylor Swift pendohet për sjelljen me ish të dashurin

E Enjte, 16 May 2019 10:01

Taylor Swift u shfaq për herë të parë në intervistën televizive në emisionin e Ellen De Generes, pas shumë vitesh mungesë. Këngëtarja e njohur ka folur gjatë për jetën e saj, por i habiti të gjithë me rrëfimin për ish të dashurin, Joe Jonas.

Ajo ka treguar se është penduar shumë për mënyrën se si e përballoi ndarjen e saj me Joe në publik. Taylor ka zbuluar se nga gjithë çmenduritë që ka bërë gjatë adoleshencës, “goditja” që i dha me fjalë Joe Jonas në një televizion kombëtar për shkak të ndarjes, ka qenë më e madhja. “Ishte shumë. Po, ishte shumë. Unë isha 18 vjeçe. Ne qeshim për atë gjë tani, por atëherë ishte bombastike…thjesht gjëra adoleshentësh”, ka thënë Taylor.

Në atë kohë këngëtarja u ndje shumë keq, pasi i dashuri i saj i dha fund lidhjes së tyre me një telefonatë 25 sekondëshe dhe të gjithë këtë e tregoi në një emision televiziv. Por tani ish dyshja duket se e ka kaluar pasi secili vazhdon i qetë jetën e tij.

Joe është aktualisht me partneren e tij me të cilën zhvilloi edhe një dasmë në Las Vegas, aktoren e njohur të serialit ‘Game of Thrones’, Sophie Turner.

Modifikuar më E Enjte, 16 May 2019 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...