VIDEO/ Rita Ora: Të jesh nga Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet

Saturday, 25 May 2019 17:29

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për të gjithë publikun në mbarë botën.

Siç dihet, këngëtarja po bën një tur në disa shtete të botës, për të performuar këngët e saj dhe mbrëmjen e kaluar ishte në Londër ku dhuroi një performancë të shkëlqyer për fansat.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar disa video nga koncerti ku i falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Rita përmend faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka.

"Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua", shkruajti Rita në Instagram.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...