Të drekosh me çiftin Clooney në Como, George lançon sfidën

Premte, 31 May 2019 16:44

A keni ëndërruar të drekoni me George Clooney dhe Amal? Ndoshta në vilë e tyre në liqenin e Comos?

Është George Clooney që lançon ftesën, në platformën “Omaze”, për eventin e bamirësisë, për të mbledhur fonde për “Clooney Foundation for Justice”.

“Po të ftojmë ty dhe një person të dashur të tëndin, për një takim katër personash së bashku me Amal. Një avokate me famë botërore për të drejtat e njeriut, profesoreshë juridiku dhe lidere në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Jam edhe unë… një aktor”, -shpjegon Clooney me ironi në videon promovuese.

Fituesit mund të konsumojnë verë dhe të shikojnë produktet lokale së bashku me çiftin më të famshëm në botë.

Të ftuarit, me biletën e avionit të paguar, do të qëndrojnë në një hotel me 4 yje.

Me fondacionin e tyre, George e Amal vijojnë betejën kundër dhunimit të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Amal mbron vajzat yazide të rrëmbyera nga shteti islamik, në të parin proces kundër Isis në historinë e Kalifatit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...