Maji është muaji ideal për artistët për të nisur pushimet pasi projektet e shumta muzikore nuk e favorizojnë këtë gjatë verës. Kështu edhe Dafina Zeqiri ka nisur pushimet e saj në Santorini. Ajo ka postuar një foto shumë hot në Instagram ku mban veshur një palë bibini pink. Bien në sy linjat perfekte trupore veçanërisht të pasmet të cilat ka zgjedhur ti ekspozëjë duke marrë një pozë seksi.
“Eja ikim diku, ku e jotja jam. E jam e jam”, ka shkruar Dafina krah fotos dhe mendohet se ky është një ndër vargjet e këngës së re që pritet të sjellë në gjuhën shqipe. Pas këtij postimi nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit e saj si dhe liket.