Skandali/ Babai i Meghan Markle shet foto tek paparacët për shuma marramendëse

Hënë, 14 May 2018 18:21

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, ka bashkëpunuar në fshehtësi me një paparac britanik për të realizuar disa shkrepje të përgatitjeve të dasmës së Meghan me Princin Harry e më pas i ka shitur fotot për 150 mijë euro.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar babanë e Meghan ndërkohë që hyn në një kafene bashkë me fotografin Jeff Rayner. Pas disa minutash shihet paparaci duke fotografuar Markle të ulur para një kompjuteri dhe sheh një lajm për të bijën dhe princin Harry.

Babai i Meghan u fotografua gjithashtu edhe kur një rrobaqepës i merrte masat për një kostum që ai do të veshë në martesën e së bijës. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por ja që “rrobaqepësi” është në realitet një shitës supermarketi, i paguar për të “luajtur rolin” e rrobaqepësit.

Më pas babai i Markle fotografohet “në fshehtësi” duke shfletuar një libër monumentesh britanike në brendësi të një kafeneje.

Në fund, “cikli i fotografive” të Thomas mbyllet me foto ku ai shfaqet duke bërë stërvitje me pesha, në përpjekje për të qenë sa më në formë për ditën e dasmës.

Gjithçka e programuar, por kishin harruar një detaj: zona në të cilën është bërë fotoja, është një vend ku shkarkohen mbeturinat, një vend absolutisht i pazakontë për të bërë sport.

Lajmi ka shkaktuar jo pak “siklet” në familjen mbretërore, sidomos në rastin e Harryt, pasi ky i fundit gjithnjë ka akuzuar paparacët për aksidentin e nënës së tij Lady Diana. Madje, kohët e fundit, princi kishte lëshuar edhe një apel, për respektim të privatësisë së Meghan dhe familjes së saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...