Ofertë e çmendur për Zidane, 120 000 paund në ditë

Premte, 01 June 2018 18:41

Pas largimit nga Reali i Madridit të Zinedine Zidane, shumë skuadra duan që ai të bëhet drejtuesi i ekipit të tyre.

Një nga ekipet që po përgatitet t’i bëjë një ofertë të parezistueshme francezit është ai i Katarit.

Vendi i vogël në Gjirin Persik planifikon t’i ofrojë atij 176 milionë paund për të drejtuar skuadrën kombëtare në një epokë të re që do të përmbyllet me pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 e cila zhvillohet pikërisht në Katar.

Sipas mediave europiane 45-vjeçari fillimisht kishte menduar të merrte një vit pushim, por është e vështirë të mendosh se ai do t’i thotë jo mundësisë që për katër vjet të shtojë në llogaritë e tij plot 176 milionë paund.

Zidane tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës së futbollit kur lajmëroi largimin nga Real Madrid ditën e djeshme, por menjëherë u bë lidhja e emrit të tij me pankinën e Çelsit dhe Juventus, por edhe të Kombëtares së Francës.

Por nga ana tjetër, Katari shpreson të “godasë” në Botërorin e ardhshëm, që organizon vetë, duke marrë në drejtim një emër të madh, duke qenë se lojtarët janë të një niveli nën mesatar.

Botërori i 2022 do të jetë hera e parë prej vitit 1934 që vendi organizator do të jetë edhe debutues dhe me shumë mundësi nuk do të mund të fitojë as edhe një pikë, me një skuadër që renditet nga fundi më saktësisht në vendin e 101-të në FIFA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...