×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nis pjesa e dytë kundër Ukrainës/ A do mundë Shqipëria të shpëtojë nderin?

Diel, 03 June 2018 17:26

 

Në Evian të Francës po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë së drejtuar nga Panuçi dhe Ukrainës së Sheveçenkos.

Shqipëri 0-3 Ukrainë

/ 31′ Konopianka, 35′, 45+1′ Jarmolenko

Minutë pas minute

57′ Tenton Shqipëri me Lilajn, por topi shkon shumë pranë shtyllës

57′ Largohet Manaj, ne vendin e tij Sokol Cikalleshi

53′ Lilaj dodet bukur jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë

51′ Seneznov ka një mundësi shumë të mirë në hyrje të zonës pas një pase të Jarmaonenko, por topi i goditur devijohet dhe përfundon pak mbi portë

47′ Mundësi e mirë për Shqipërinë, por Ndoji brenda zones godet keq

46′ Nis pjesa e dytë. Dy zëvendësime te Shqipëria, Memolla merr vendin e Odise Roshit, ndërsa Balaj të Lenjanit

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45+1′ Gol Ukraina. Një top nga mesfusha kap në befasi mbrojtjen. Disa pasa dhe Jarmolenko shënon golin e tretë

39’ Shumë pranë golit të tretë Ukraina, por Berisha shpëton këtë herë portën

35’ GOL. Jarmolenko ndëshkon sërish Shqipërinë, Mbrojtja vazhdon të jetë në gjumë

33′ Reagon Shqipëria. Manaj ekzekuton një goditje dënimi në hyrje të zonës, por topi përplaset në murë

31′ GOL. Pas një tentative të dobët të Gjimshitit për t’i larguar topin, Jarmolenko pason në zonë për Konopiankan, i cili nuk fal duke kaluar në avantazh Ukrainën.

29′ Pas një këmbëngulje të Manajt, topi shkon te Roshi që godet, por në mënyrë të gabuar

26′ Largohet i dëmtuar Ylber Ramadani, në lojë mesfushori tjetër Kamer Qaka

22′ Ka një ndërprerje të takimit për t’u freskuar

19′ Jarmolenko mer një top në zonë dhe godet në mënyrë të befasishme, por topi përfundon jashtë kuadratit. Ukraina pranë golit

16′ Konopianka bën ç’të dojë në krahun e majtë, më pas ngjitet në të djathtë, godet, por fatmirësisht topi devijohet

11′ Pas një goditje këndi godet Mavraj me kokë por topi përfundon pak mbi traun e portës

8′ Kundërpërgjigjet menjëherë Ukraina, jarmolenko i afrohet shumë golit, por Hysaj largon topin

6′ Hysaj ka dhënë një top shumë të bukur për Lenjanin i cili del përballë portierit i pashqetësuar, por nuk arrin dot të dërgojë topin në portë. Gjuajtje e pasaktë

4′ Ukraina rrezikon e para, pas një krosi në zonë godet Burda por topi përfundon jashtë kuadratit

1′ Nis takimi, topin e parë e luajnë ukrainasit

Shqipëria pas sfidës me Kosovën do të luajë sot në Francë, në orën 16:00 takimin e dytë miqësor, këtë herë kundër Ukrainës.

Ekipi i drejtuar nga Panucci do të ketë mundësinë të tregojë se ajo humbje ndaj Kosovës ishte një përgjumje si pasojë e fundsezonit, ose në të kundërt një tjetër rezultat negativ do t’i shtonte shumë më shumë pikëpyetjet për të ardhmen nën drejtimin e italianit.

Formacioni i zgjedhur sot në fushë ka disa ndryshime nga ai i pak ditëve më parë. Në çdo repart ka ndryshime dhe duket se Panucci ka dashur t’i shtojë më shumë eksperiencë ekipit. Në majën e sulmit sot nga minuta e parë do të jetë Rei Manaj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

Trajner: Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos, Zinçenko, Malinovski, Jarmolenko, Besedin, Konoplianka.

Trajner: A. Shevçenko

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...