Kontratë 3-vjeçare për trajnerin e ri, ja kushtet që Luftëtari i vendos

E mërkurë, 06 June 2018 09:30

Ndodhi ajo pritej. Slloveni Millosh Kostiç është zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit. Dje 46-vjeçari ka mbërritur në Gjirokastër, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, i cili gjithashtu është slloven dhe do të jetë pjesë e stafit teknik të bluzinjve. Prej ditësh Kostiç ishte futur në bisedime me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo, dhe akordi në parim ishte arritur,  por zyrtarizimi u shty derisa gjirokastritët mbyllën kontratën me

trajnerin Hasan Lika, i cili udhëhoqi bluzinjtë drejt suksesit historik,  atë të pjesë- marrjes në Ligën e Europës.
Gjatë së hënës, Kostiç ka biseduar detajet e fundit të kontratës me Tavon, duke konkretizuar marrëveshjen, e cila pritet të bëhet publike nga klubi vetëm gjatë ditës së sotme. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në klub se slloveni ka firmosur një kontratë 3- vjeçare. Mirëpo, në të njëjtën kohë ish-trajneri i Kombëtares U-17 dhe U-19 të Sllovenisë ka pranuar kushtin e vendosur nga Tavo.
Marrëveshja ndërpritet në rast se Luftëtari në fund të sezonit të radhës e mbyll më poshtë se vendi i tretë në renditje. Synimet janë të qarta dhe misioni i trajnerit të ri nis më 12 korrik, kur do të luhet ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës.
Nesër Kostiç do të zbresë në fushë për të drejtuar stërvitjen e parë të bluzinjve në orën 18:00 në ambientet e stadiumit. Pas bisedimeve me drejtuesit, është përgatitur edhe një listë lojtarësh, që janë të konfirmuar për Ligën e Europës. Skuadrës do t’i shtohen edhe katër afrime: një portier, një qendërmbrojtës dhe dy sulmues krahu. Klubi mban sekret emrat. Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...