Renditja e 100 atletëve më të paguar, asnjë femër e përfshirë

E mërkurë, 06 June 2018 09:39

Asnjë femër e vetme nuk është përfshirë në renditjen e 100 sportistëve më të paguar – kjo është hera e parë që ndodh që kur Forbes ka filluar të bëjë listën tetë vite më parë.

Boksieri në pension Floyd Mayweather është renditur në vend të parë për të katërtën herë në shtatë vite pasi fitoi 275 milionë $ në ndeshjen ndaj McGregor gushtin e kaluar, i cili është renditur në vend të katërt me $99m.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ndodhen në vend të dytë dhe të tretë me $111m dhe $108m.
Gjithsesi, ajo që bie në sy më shumë është mungesa e një femre në renditje. Gjithmonë ka pasur të paktën një femër, madje në disa vite edhe tri.
Por këtë vit nuk ka asnjë, diçka shqetësuese dhe që duhet të ndryshojë.
Serena Williams ka qenë atletja e vetme që u rendit mes 100 më të pasurve vitin e kaluar, por për shkak se lindi fëmijën e parë ajo nuk ka qenë në gjendje të konkurronte.
Lista, e cila përfshin të gjitha rrogat dhe bonuset mes 1 qershorit 2017 dhe 1 qershorit 2018, dominohet nga sportistët amerikanë me 40 basketbollistë, 18 lojtarë të futbollit amerikan dhe 14 lojtarë bejsbolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...