Kush do e fitojë botërorin e ekranit në Shqipëri?

Saturday, 23 June 2018 13:45

Shqipëria nuk garon në Botëror, por një garë në distancë po mbahet nga bukuroshet e emisioneve sportive që po transmetohen në kanale të ndryshme shqiptare.

Por kush ka marrë audiencën e publikut shqiptar?

Fjoralba Ponari

Në Top Channel, çdo mbrëmje përkrah Manushit do të shohim dhe bukuroshen bionde Fjoralba Ponari. Fjoralba nuk është shumë familjare për publikun shqiptar por nuk është kjo hera e parë që shfaqet në ekran. Më parë e kemi parë dhe në “Voice of Albania” në ‘Gold Room’. Që në puntatën e parë, Fjoralba u bë tema e ditës së mediave online me pyetjen që vuri në siklet deputetin e PS-së, Eduart Shalsi në emisionin “Top Arena”

Ilda Bejleri

Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive më seksi dhe shumë  komentuar. E përfolur për format e saj dhe ‘zhveshjen’ në ekran, Ilda është gjithnjë në qendër të mediave. Në këtë Botëror, Ildën do e shohim duke prezantuar “Ruski Bar” në platformën televizive Supersport.

Stela Kotri

Stela Kotri është një nga figurat legjendare të Ora News dhe Channel One. Ajo është e njohur prej vitesh tashmë për publikun dhe shumë e dashur gjithashtu. Bukuroshe pa diskutim por që gjithnjë qëndron larg skandaleve dhe veshjeve provokuese. Stelën do e shohim çdo mbrëmje në Ora News përkrah Gerti Çarçanit me emisionin “Botërori Rusi 2018”.

Elsa Saka

Në televizionin e lajmeve “Fax News” do shohim Elsa Sakën. Elsa nuk është shumë e njohur por me format bombastike që ka me siguri do bëhet e njohur pas emisionit “Sport Show” që do të moderojë çdo mbrëmje me Maksi Tashin.

Hygerta Sako, Viola Spiro dhe Pejana Elezi

Nëse televizionet e tjera kanë nga një, RTSH-ja ka plot tre vajza të bukura dhe që prej një kohe të gjatë janë marrë me emisionet sportive. Pra, nuk janë zgjedhur vetëm për bukurinë. Duke qenë se RTSH-ja ka transmetim maratonë të Kupës së Botës do të jenë tre vajza në modelim për të ndërruar njëra-tjetrën.

“Gol 21” Vizion Plus
Vizion Plus e nisi mbrëmë vetëm me burra. Nuk e dimë nëse do të vazhdojnë kështu apo do të përfshijnë ndonjë bukuroshe seksi. Por që të konsiderohen në ‘garë duhet ta bëjnë patjetër. Ose ‘ta rregullojnë’ me të ftuarat.

Enkeleida Zeko

Në News 24 do të shohim vetëm Enkeleda Zekon, e cila do të prezantojë “Fair Play”. Enkeleda gjithmonë ka prezantuar emisione sportive, ndaj mund të përballojë e vetme modelimin e një emisioni.  

Valbona Mhilli

Ndërkohë, në Report Tv do shohim brunen bukuroshe, Valbona Mhillin. Përkrah Denis Mingës, Valbonën do e shohim çdo natë me emisionin “Botërori +”.

Orjola Bomi

Krahas Pandi Laços në emisionin “Ruleta Ruse” do të shohim Orjola Bomin, çdo natë në ABC News.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...