Sot mbyllen grupet A dhe B/ Irani kundër Portugalisë për historinë

Hënë, 25 June 2018 10:38

Mbrëmjen e kaluar përfunduan ndeshjet e dyta për të gjithë grupet, ndërsa sot do të fillojnë të tretat dhe të fundit. Do të jenë 4 takime në ditën e sotme, që përkon edhe me të 12-ën e Botërorit, ndërsa do të ndahen në dy fasha oraresh.

Kështu në orën 16:00 do të luhen sfidat e fundit të grupit A, Rusi-Uruguai dhe Egjipt-Arabia Saudite. Në këtë grup është dhënë tashmë verdikti, me Rusinë dhe Uruguain që janë kualifikuar për në fazën e 1/8-ave, ndërsa sot do të vendosin se cila do të kualifikohet si kokë grupi. Nga ana tjetër, Egjipti dhe Arabia Saudite janë në kuotën e zero pikëve dhe sot do të përballen në një “miqësore” prestigji, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë.

Mbrëmja do të jetë e rezervuar për dy takimet e grupit B, pasi në orën 20:00 do të luhen Spanjë-Marok dhe Portugali-Iran. Grupi kryesohet nga Spanja dhe Portugalia me nga 4 pikë, të ndjekura nga Irani me 3, ndërsa Maroku është tashmë pa pretendime në kuotën e zero pikëve.

Me mjaft interes pritet sfida mes Portugalisë dhe Iranit, ku të dy skuadrat do të diskutojnë një vend në fazën e 1/8-ave. Natyrisht që pozitat aktuale favorizojnë portugezët, që luajnë për dy rezultate, ndërsa Irani ka nevojë për fitore, për të vijuar ende “ëndrrën” Botëror.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...