Fati i trishtë i futbollistit që rrezikon ushtrinë

Hënë, 25 June 2018 16:38

Goli kundër Meksikës nuk i mjaftoi Koresë së Jugut për të evituar eliminimin nga Botërori i Rusisë, ndërkohë që dëshpëroi shumë edhe autorin e tij, Son Heung Min.

Futbollisti i Tottenhamit është i shqetësuar sepse rrezikon të kryejë shërbimin ushtarak në Seul me një pagë prej 100 eurosh në muaj, ndërkohë që te Hotspurs ai përfiton 360 mijë, sigurisht ka ende dy shanse që ta evitojë këtë, por gjithçka varet nga Tottenhami e sidomos nga rezultatet e përfaqësueses së Koresë së Jugut.

Kjo situatë ishte e qartë që përpara fillimit të Botërorit dhe arritja në çerekfinale është diçka shumë e rëndësishme për Son. Sipas ligjit në Korenë e Jugut, kryerja e shërbimit ushtarak është e detyrueshme për meshkujt nën moshën 28 vjeç dhe nëse Son do të duhet të bëjë këtë, do të duhet edhe të luajë për skuadrën e ushtrisë për 100 euro në muaj, ndërkohë që në Londër ai përfiton 360 mijë Euro në muaj. 25-vjeçari shpresonte që ecuria e kombëtares në Botëror ta ndihmonte, por humbjet me Suedinë e Meksikën nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar dëshpërimin e tij.

Dy janë opsionet që ka në dispozicion në për të evituar kryerjen e shërbimit ushtarak. Gjithnjë sipas ligjit në Korenë e Jugut, kjo mund të ndodhë për merita sportive. Nëse Koreja e Jugut kualifikohet për në 1/8 e finalen, Son do të shpëtojë.

Në rast të kundërt, shpresa e vetme për Son mbeten Lojërat Aziatike që do të luhen në gusht në Indonezi dhe Kupa e Azisë në janar të 2019, por në këtë rast gjithçka do të varet nga vullneti i Tottenhamit për ta lënë atë të lirë të luajë në këto evenimente me skuadrën e tij.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...